You are currently viewing Vellezerit e Paul Walker i bashkohen Fast and Furious per te dubluar vellain

Vellezerit e Paul Walker i bashkohen Fast and Furious per te dubluar vellain

Dy vellezerit e te ndjerit Paul Walker i jane bashkuar kastit te Fast and Furious 7 per te ndihmuar ne mbylljen e xhirimeve te filmit.

Universal Pictures nderpreu produksionin e filmit ne respekt te Paul Walker i cili humbi jeten ne nje aksident me makine ne 30 Nentore ne moshen 40 vjeçare. Por nje status per fansat ne faqen zyrtare ne Facebook te marten njoftoj se filmi kishte rifilluar xhirimet dhe se kastit i jane bashkuar edhe dy vellezerit e Paul Walker, Caleb dhe Cody per te ndihmuar ne perfundimin e tij.

Nuk dihet ende se si do perdoren dy vellezerit per te dubluar vellain dhe nese do xhirohen nga large apo do perdoret ndonje teknike kompjuterike CGI per te zevendesuar fytyren e vellezerve me ate te Paulit. Gjithesesi dublant me te mire se vellezerit nuk kishin se ku te gjenin. Kasti i Fast and Furious ka rreth 13 vjet qe xhirojne filma se bashku dhe e konsiderojne veten si nje familje e madhe, me kete zgjedhje ata vendosen qe çdo gje te mbetet brenda familjes per te nderuar kujtimin e Paulit.

Ne njoftim thuhet se:

Pauli ka xhiruar shumicen e skenave dramatike dhe aksion ne film dhe eshte nje nga punet me te mira ne karieren e tij. Ne kemi rifilluar xhirimet e filmit dhe duam ti urojme mirseardhjen dy vellezerve te Paulit, Caleb dhe Cody ne familjen tone te Fast and Furious. Caleb dhe Cody po na ndihmojne te perfundojme disa pjese te mbetura aksioni dhe mbylljen e disa boshlleqeve ne produksion. Prania e tyre ne set na ka bere te gjithve te ndihemi sikur Pauli eshte me ne.

Walker luan rolin e agjentit te fshehte Brian O’Conner ne filmat Fast and Fourios te cilet kane sjell perfitime rreth 2.3 miljard dollar qe nga viti 2001. Fast and Fourios 7 ishte parashikuar te dilte ne kinema ne korrik por u shty prej vdekjes se Paul Walker dhe tani eshte vendosur si premier data 10 Prill 2015.

“Ky film eshte nga me te rendesishmit qe grupi ka realizuar deri me sot” vazhdon postimi ne Facebook. Ky film do beje qe personazhi i Brian O’Conner te jetoj perjetesisht dhe ne ta kujtojme Paulin ne rolin e tij me te mire.

Facebook ka qene menyra e vetme per fansat per tu azhornuar mbi vazhdimesin e filmit. Ne Dhjetor aktori Vin Diesel gjithashtu perdori Facebook-un per te lajmeruar daten e re te premieres duke postuar foton e tij te fundit me Walker ne sheshin e xhirimeve me mbishkrimin “ai do te kishte dashur qe ju ta mernit vesh te paret”

diesel_me_walker

Gjithashtu pak kohe me pare i gjithe stafi i Fast and Furious i dedikoje nje video shume emocionale ne YouTube me momentet e tij me te bukura ne film dhe me kolone zanore kengen e Puff Daddy dhe Skylar Grey Coming Home