You are currently viewing Si të bëni foto të bukura dhe të qarta me celularin tuaj

Si të bëni foto të bukura dhe të qarta me celularin tuaj

Vjene një kohë në jetën e çdo fotografi që të bëjë një foto shumë të bukur dhe pastaj të shkoj në shtepi dhe të shikoj që nuk është e qartë (sharp).

Për ata që nuk e dinë termi profesional sharp i referohet një fotoje në fokus ku çdo pjese e imazhit është e qartë dhe e kthjellët. Ndërsa fotot që jane tërësisht ose lehtësisht jashtë fokusit konsiderohen “blur” ose “soft”..

Fotot blur janë pasoj e një shpejtësie të ulet të shutter-it, e duarve tuaja që mund të dridhen ose nga njëlëvizje e papritur e subjektit. Ka disa mënyra se si mud ta eliminoni këtë gjë osa ta reduktoni për të pasur foto sa më të qarta.

Në këtë artikull do flasim kryesisht për foto të bera me celular por nqs fotot me celular  nuk janë hobi juaj mos u dëshpëroni të njëjtat parime mund të aplikohen edhe për fotot e bera me aparat.

1.Mbajeni fiks

Tripod

Sa herë të jetë e mundur në çdo situat mundohuni të perdorni ndonjë lloj tripodi për të mbajtur celularin fiks nqs tripodi nuk është një opsion i mundshëm mundohuni ta mbani celularin më të dyja duart sa më fiks të jetë e mundur. Mund të përdorni shkrepjen me kohë “self timer” e cila ju jep mundësi që ta mbani celularin me dy duar pasi shumica e dridhjeve në foto shkaktohet nga ju kur mundoheni të shtypnin butonin e shkrepjes në ekran.

Një tjetër mundësi është të përdorni butonin fizik nqs celulari juaj e ka këtë opsion si në rastin e iPhone-it mund të perdorni butonin e volumit + për të bërë një foto. Mundesi të tjera për të bërë foto sa më të qarta është të përdorni sistemet dixhitale të stabilizimit të imazhit përveç rasteve kur celulari ka stabilizim optikal të imazhit që është më mirë akoma por që vetëm disa cel e kanë.

Disa aplikacione që mund ti gjeni ne appstoret përkatës mund t’ju ndihmojnë në stabilizimin e imazhit. Disa nga keto aplikacione përdorin sensorët e celularit si xhiroskopi për të kuptuar kur telefoni nuk është në levizje që të lejojnë shkrepjen e fotos. Në varësi të celularit vetë sistemi i celularit mund ta ketë funksion “anti-shake” të integruar po të kërkoni në menun e kameres mund ta gjeni dhe ta aktivizoni ose e ka automatike.

2.Pastroni lenten

Pastro lenten

Shumë veta nuk e kuptojnë por ndonjëherë një imazh jo i kthjellet mund të vi nga një lente e papastër. Nqs celulari juaj ka hyre e dal nja 200 herë nga xhepi juaj ka shume mundësi që keni prekur lenten me gishta dhe vaji i gishtave është ngjitur në të. Me anë të një cope mikrofibre e njëjta që përdoret për të pastruar syzet ju mund të pastroni xhamin e lentes tuaj dhe do të keni foto më të qarta.

3.Fokusojeni mirë

Focusim

Në shumicën e rasteve një foto jo e qartë vjen nga mos fokusimi mirë i imazhit. Drejtojeni celularin dhe gjithmonë me një gishte klikoni mbi përsonin apo objektin që dëshironi të keni në fokus pastaj shkrepni butonin për të bërë foton.

Në iPhone përshëmbull mjafton të klikoni dhe ta mbani gishtin shtypur në ekran mbi personin ose objektin që doni në fokus derisa në pjesën e poshteme të ekranin të shfaqet “AE/AF Lock” që do të thot që auto fokusi dhe auto ekspozimi i imazhit u kyçën në një vënd dhe nuk lëviz me.

3.Kujdes Dritën

Ekspozimi

Të bësh foto në një vend me shumë dritë zakonisht do t’ju japi rezultate me të mira sesa në vende të errëta. Ndryshe nga aparatet fotografike, celularet kanë një kamer me diafragem fikse dhe nje lente me gjatësi fikse. Kjo do të thotë që për të rregulluar ekspozimin celularit i duhet të ndryshojë shpejtësin e shutter-it dhe ISOn në vënd të diafragmës.

Që të bëj foto në errësire aparatit i duhet ta mbaj shutterin e hapur për një kohë më të gjatë duke rritur keshtu rrezikun e dridhjeve dhe të një fotoje blur. Nqs ju duhet patjeter të beni foto në ambiente errësire shikoni nqs kamera e celularit tuaj ka opsionin për të zgjedhur nivelin e ndjershmërisë dhe rrisni ISOn. Kjo mund të rezultoj në një foto me miza ose zhrume sic quhet në ambientet profesionale por ama kamera do ketë dritë të mjaftueshme për të bërë nje fokusim të hajrit.

4.E rregullojmë ne Photoshop

PS Touch

Shprehja që dëgjoni më shpesh që kur kanë dale imazhet dixhitale është e rregullojmë në photoshop. Edhe pse me keto programe nuk mund të bësh çudira si shumica e njerëzve mendojnë gjithesesi të ndihmojnë goxha për të bërë një foto sa më të bukur. Pasi keni përdorur të gjitha teknikat e mësipërme fotot tuaja kanë prap nevoj për pak më shumë ekstra që të arrini imazhin perfekt.

Nqs dini të përdorni photoshop atehër jeni në rregull por shumica e atyre që dinë të përdorin photoshop nuk besoj kanë nevoje të lexojnë këtë artikull. Gjithesesi për ju që nuk jeni eksperta photoshopi ka gjithmonë një zgjidhje më të lehtë këto janë aplikacionet për celularin tuaj.

Vetë celulari juaj si në rastin e iPhone-it përshëmbull kanë një opsion edit edhe nje funksion “auto enhance” që e rregullon foton automatikisht në nivelet më optimale të mundshme duke bërë autobalance, rritjen e ngjyrave dhe të kthjelltësis. Nqs e ndjeni veten me eksperte në appstore keni plot aplikacione më të avancuara për foto që me një klikim mund të krijoni foto shumë të bukura edhe me effekte.

p.s. E di që vdisni për Instagram por mundohuni mos ta egzagjeroni shumë me filtrat dhe të humbisni origjinalitetin e fotos. Po e mbyll me një shprehje që thotë:

“u munduam shume për të shpikur teknologjinë më të mirë për të bërë foto sa me të bukura dhe sa më të qarta dhe çfare bëjmë i vendosim filtra që të duken te vjetra sikur janë bërë në 60-ten”