You are currently viewing Game of Thrones: Historia e Krijimit te Fronit te Hekurt

Game of Thrones: Historia e Krijimit te Fronit te Hekurt

Game of Thrones eshte nje nga serialet me te ndjekur ne bote bazuar ne librat po aq te famshem te shkrimtarit George R. R. Martin. N.q.s po lexoni kete artikull dhe s’ja keni idene se cfare eshte Game of Thrones o keni jetuar 7 vjet ne shpell ose tani sa u zgjuat nga koma. Gjithesei ky artikull nuk ka per qellim qe t’ju shpjegoj se cfare eshte Game of Thrones mund ta lexoni fare thjesht duke kerkuar ne Google.
Ky artikull eshte per fansat e Game of Thrones qe duan te dine me shume rreth origjines se fronit te shpatave. Per te shpjeguar prejardhjen e tij duhe te fillojme me historin e fisit Targaryen.

Targaryen jane pasardhes te Valyrians qe kane jetuar ne Essos. Valyrians kane qene bari delesh qe kane jetuar pergjate gadishullit Valerian ne qytetin e Valyrias. Cdo gje ndryshoj kur Valerianet zbuluan dragonjt ne male. Duke bere prova edhe me ndihmen e magjise ata arriten ti zbusnin dragonjt. Fale magjis dhe qendrimit me dragonjte pamja e tyre fizike ndryshoj. Floket e tyre u shnderruan ne ngjyre argjend ose te bardhe gjithashtu ata filluan incestin dhe poligamin per te ruajtur pastertine e rraces.

Valerianet filluan te zgjeroheshin ata luftuan kunder civilizimeve te hershme te njohur si Ghiscari. Valerianet shkaterruan qytetet e tyre me dragonj duke vrare shumicen e tyre dhe duke kapur si te burgosur pjesen tjeter. Me pas ata ndertuan qytetin e Valyrias qe thuhet se ka qene qytetit me madheshtor i ndertuar ndonjeher. Rreth 40 familje udhehoqen Valyria, nje prej te cilave edhe Targaryen. Ata kishin nje magji aq ta avancuar saqe e perdornin per te kontrolluar dhe vrare sklleverit, per te pare edhe folur ne distanca te medha, per te bashkuar drogonj me njerez gjithashtu per te prodhuar celik Valerian qe eshte me i miri.

Valerianet ushtronin skllaverin dhe nepermjet tyre ndertuan qytete dhe germuan minierat per ar dhe gjera te tjera. Kushtet ishin shume te keqija ne minier dhe shumica prej sklleverve vdiqen. Ata qe kundershtonin vriteshin pa meshire. Legjenda thote njeriu i pare pa fytyre egzistonte ne miniera. Ai degjonte te qarat edhe renkimet e deshperuara te sklleverve dhe vendosi ti ndihmonte. Shoqeria e njerezve pa fytyre u krijua dhe ne fshehtesi mijera skllever po liroheshin nga minierat vullkanike te Valyria. Njerezit pa fytyre krijuan qytetin e lire te Braavos ku skllaveria nuk egzistonte. Braavos ishte nje qytet i fshehte deri ne fundin e Valyrias.

Ne bregun perendimor te Essos egzistonte nje tjeter civilizim i quajtur Rhoyn. Valerianet u shtrin ne territorin e tyre dhe luftuan me ta per 250 vjet. Ne betejen e fundit Valerianet perdoren 300 dragonj per te djegur qytetin dhe per te vrare shumicen prej tyre. Lideri i tyre Sarin mallkoj Valerianet dhe armata pushtuese u mbyte, lekura e ushtareve te mbijetuar u kthye ne gri dhe u be e fort si guri. Nje prej princeshave te Rhoyn qe mbijetoj Nymeria u largua me mijera anije dhe u vendos ne Westeros ne zonen e quajtur Dorne.

 

Pas disfates se Rhoyn Valerianet ishin civilizimi me i fuqishem qe egzistonte. Me von vajza e Aenar Targaryen, Daenys Targaryen pa nje enderr ne te cilen Valyria shkaterroheshe. Shtepia fisnike e Targaryens i besonte ketyre profecive dhe u larguan nga Valyria per tu vendosur ne nje avanpost armiqesor afer bregut perendimor i quajtur Dragonstone. Familje te tjera me te fuqishme Valeriane u tallen me ta per budallikun qe ben. Por pas 12 vjetesh pas largimit te Targaryen fundi i Valyrias erdhi toka u perpi nga llava dhe hiri. I gjithe kontinenti u shkaterrua bashke me gjithe civilizimin, qytetet, magjine edhe dragonjte. Civilizimi me i madhe qe kishte egzistuar deri atehere u kthye ne tym e hi brenda pak oresh.

Per nje kohe te gjate lufterat vazhduan ne Essos fale shkaterrimit te Valyrias dhe mungeses se pushtetit. Ateher Aegon Targaryen pushtuesi lindi. Ai ndihmoj ne vendosjen e paqjes ne Essos dhe ktheu shikimin nga Westeros. Me dy motrat dhe mbretereshen e tij Visenya, me mbeshtetjen e Rhaenys dhe mbi dragojin e tij Balerion Tmerri i Zi pushtoj gjashte nga shtate mbreterite e Westeros qe ne ate kohe ishin ndare ne 7 mbreteri te ndryshme. Vetem Dorne i beri qendres pushtimit dhe me pas u soll brenda 7 mbreterive me nje marrveshje te perbashket duke ruajtur autonomin. Aegon duke perdorur mijera shpata nga armiqt e dorezuar  dhe me frymen e zjarrt te Balerion krijoi fronin e hekurt. Aeron filloj te sundoj nga King’s Landing ne vend te Dragonstone.

Kjo eshte pak a shume historia e krijimit te fronit te hekurt te Game of Thrones sipas George R. R. Martin qe gje nuk shpjegohet tamam ne serial.