You are currently viewing Ide per te rritur kreativitetin tuaj ne fotografi

Ide per te rritur kreativitetin tuaj ne fotografi

Ne ditet e sotme çdo kush nga ne ka nje kamere me vete qoft ai aparate fotografike, celulare, tablet apo çdo gje tjeter qe mund te bej foto. Por le ta pranojme qe sado entuziast te jeni per te bere fotografi ka vetem nje numer te caktuar fotosh qe mund te beni si femijeve, kafsheve, shtepise, kopshtit perpara se te kruani koken edhe te mendoheni po tani çfare?

Per fat te mire une do ju jap nje liste projektesh qe mund t’ju ndihmojne te jeni me kreative me fotot tuaja.

shetitje
1 – Fotografi gjate shetitjeve

Çfare nenkuptoj me fotografi gjate shetitjeve eshte te dalesh nga shtepia dhe te fotografosh çdo gje interesante qe sheh rreth e rrotull teje rruge, ndertesa, parqe, plazhe, ura, uzina, male etj. Çdo gje interesante qe ju kap syri. E bukura e ketij projekti eshte qe perveçese ju jep mundesi te fotografoni shume gjera interesante ju jep edhe mundesin te eksploroni ambjentet rreth e rrotull jush qe as mund te mos e keni ditur qe egzistojne. Ose ambientet qe frekuentoni perhere ti shikonin nga nje kendveshtrim tjeter.

i_panjohur
2 – 100 Te panjohur

Ky eshte nje projekt qe une personalisht nuk kam nerva ta beje por nqs ju keni deshire mund ta beni. Ideja pas ketij projekti eshte qe te takoni nje te panjohur ta pyesni nese mund ti beni nje foto, te flisni me te per pak minuta per ta njohur sa per te krijuar nje histori pas fotos. Me pas ti beni upload ne flickr dhe ta shtoni tek grupi “100 strangers”. Perseriteni edhe 99 here te tjera dhe projekti quhet i mbyllur. Kjo ju jep mundesin jo vetem te beni foto por mund te krijoni edhe miqesi te reja. Sigurisht qe mund ta anashkaloni pjesen e flickr dhe ta beni si projekt personal por mendoj se mund te frymezoheni me shume nga grupi.

me_360
3 – 360 Dite

Nje nga projektet me te famshem qe ka shume variante. Zakonishte nenkupton berjen e nje autoportreti (selfie) çdo dite per nje vite rresht. I vetmi rregull eshte qe duhet te shkrepni foton dhe minimumi nje pjese e juaja duhet te jete ne foto. Ne fillim nuk duket keq por me besoni qe pas nje fare kohe do merziteni duke i drejtuar aparatin vetes dhe do fillon te beni gjera te çuditeshme si vendosja e dritave te krishlindjeve rreth e rrotull qafes, te kerceni mbi krevat, ose ti vini ngjitese gojes etj. Per frymezime shikoni grupin 360 Days ne flicker. Por nqs nje selfie çdo dite ju duket shume ju mund te beni nje ne jave per projektin 52 Jave. Nqs jeni tip qe nuk keni qef autoportretet ateher mund ta beni projektin duke i bere foto femijeve per 360 dite ose zgjidhni nje subjekt çfaredo.

lepuri

4 – Projekti A-Zh

Ka shume menyra per te bere projektin A-Zh. Ju mund te zgjidhni nje vend dhe te filloni ti beni foto te gjitha objekteve qe fillojne me A e vazhdoni me radhe deri te Zh-ja. (psh. mund te jete e lehte te beni nje foto me D si dera sesa me V qe mund te jete me e veshtire por po te jeni kreative V mund te jete nje femije qe vrapon) Te njejten gje perveç germave mund ta beni edhe me numrat psh. 1 lepur, 2 qenush, 3 kanace birre çfaredo t’ju vi nderment mjafton te vazhdoni renditjen. Tjeter variant i projektit A-Zh eshte te besh foto objektesh qe ngjajne si germa. Pasi te filloni te beni kete projekt do i shikoni gjerat e zakonshme ne nje kendveshtrim krejt ndryshe.

e_kuqe

5 – Zgjidh Diçka

Zgjidh diçka dhe krijo nje koleksion fotosh qe e prezantojne ate. Psh zgjidh nje ngjyre te kuqe dhe kalo ter diten duke fotografuar gjerea qe kane te kuqe. Ose mud te vendosni te fotografoni vetem gjera katrore gjate gjithe kohes. Ky projekt eshte shume i thjejte dhe keni shume mundesi mjafton zgjidhni diçka dhe vazhdoni te beni fotografi gjithe diten.

bardh_zi

6 – Bardh e Zi

Nje tjeter projekt shume i thjeshte eshte te beni vetem foto brardh e zi te çfaredo subjekti qe te zgjidhni. Pjesa me e bukur e ketij projekti eshte se ju ndihmon te kuptoni se çfare shkon dhe çfare nuk shkon me mire bardh e zi.

list
7 – Gjurmim Fotografik

Gjurmimi fotografike eshte shume i thjeshte mjafton qe dikush te shkruaj nje list me gjera per te fotografuar (te cilat mund te jene objekte si “rruge” ose koncepte si “foto gazmore me shoke” ose edhe teknika “foto me thellesi fushe”) Me pas i gjithe grupi shperndahet dhe fillon te beje te gjitha fotot e listes ne menyren se si ata duan ti interpretojne. Si me çdo projekt tjeter edhe ky projekt ju ndihmon te shikoni objektet e perditeshme ne nje kendveshtrim tjeter. Per lista te gatshme mund te shikoni online ose mund ti hidhni nje sy grupit DPS Scavenger Hunt ne flickr dhe te merni pjese ne gjurmime.

Shpresoj qe keto ide t’ju ndihmojne per te rritur kreativitetin tuaj ne fotografi dhe mos harroni se ka gjithmone diçka interesante per te fotografuar rrethe e rrotull jush kudo qe te ndodheni mjafton qe ti shikoni gjerat ne nje kendveshtrim kreative. 😉