You are currently viewing Kamerat më të shtrenjta në Hollywood

Kamerat më të shtrenjta në Hollywood

Paisjet filmike nuk janë asnjëherë të lira siç mund ta keni marë me mënt dhe shumica e producentëve dhe kineastëve e dine mirë këtë gjë. Në fillim të karjerës tuaj ju do të blini disa paisje sa ju mban xhepi që do ju ndihmojnë të bëni prodhimet tuaja të para.

Pasi të keni arritur një farë suksesi do filloni të shtoni pjestar në stafin tuaj dhe të punoni me një grup produksioni. Në këtë pike të karjerës tuaj avash avash do filloni të merni paisje me qira.

Në qoftëse jeni me fat dhe keni mundësin të punoni me një studio të madhe do të keni mundësinë të punoni me paisje që kanë çmime marramëndëse që vetëm disa mund të kenë privilegjin ti përdorin. Por le të shohim ëndërra me sy hapur dhe të imagjinojmë se një ditë do na bjeri rasti ti përdorim kështu që po rreshtoj disa nga paisjet më të shtrenjta në botë që vetëm çunat dhe gocat në Hollywood kanë privilegjin ti përdorin.

Panavision Film Cameras

Çmimi: Rreth 120.000$
Lentet: 500.000$ për setin komplet (35,40,50,60,75 dhe 100mm)

Po e filloj me kamerat A dhe B me pseudonimet më të bukur në botë “Death Star” dhe “Millenium Falcon” se për ata që se dine shumë produksione i vën pseudonime kamerave për ti mbajtur mënt gjatë xhirimeve kur ka më shumë se një kamer. Këto dy kamera u prodhuan nga Panavision posacërisht për regjisorin J.J Abrams dhe kineastin Dan Mindel të cilat u përdorën në xhirimet e Star Wars The Force Awakens.

Panavision gjithashtu punoj edhe me Mindel dhe asistentin e tij të pare Serge Nofield për të prodhuar lente të veçanta anamorfe vetëm për këtë film të njohura si seria Retro C. Këto lent u përdorën gjatë xhirimeve për të prodhuar një imazh të ngjashëm me ato të përdorura në 1977 për filmin e pare Star Wars. Për këto kamera dhe lentë të ndërtuara me porosi kuptohet që çmimi i prodhimit është qindar mijëra dollar por që për studio si Lucasfilm dhe Disney janë pagesa të pa përfillshme.

IMAX Camera

Qiraja: 12.000$ – 16.000$ (në javë)
Çmimi: 500.000$ +

Në vitet 50 dhe 60, regjisorët, producentët, dhe kineastët donin ti ofronin publikut një format pelikule filmi më të madh se tradicionali kështu që kjo solli lindjen e multi projektorëve të kinemasë si Cinerama, VistaVision dhe CinemaScope. Por kineastë si William C. Shaw, Graeme Ferguson, Robert Kerr dhe Roman Kroitor donin një konfigurim të vetëm projektor/kamer për formati e ri të madh të filmi kështu që sollën në jetë IMAX

Kamerat IMAX janë përdorur vazhdimisht në produksione të mëdhaja filmash si The Dark Knight, Interstellar dhe Dunkirk. Për të filluar produksionin me këto kamera ju duhet një buxhet prej 16.000$ e siper në javë vetëm për qiran e kamerës ndërsa nëqoftëse ju shkon mëndja për ta bler bëni gati të shpenzoni rreth 500 mijë dollar që e bënë IMAX një nga kamerat më të shtrenjta në botë.

Phantom Flex4K

Qiraja: 10.500$ (në javë)
Çmimi: 100.000$ – 200.000$ (në varësi të konfigurimit)

Vision Research filloj prodhimin e kamerave që regjistrojnë me shpejtësi të lartë në 1992 me serine e quajtur Phantom nga të cilat Phantom Flex4K është më e mira. Vision Research ka qënë në prodhim intensive kohët e fundit falë kërkesave të transmetuesve të eventet sportive dhe programeve me kafshë të egra për aftësinë që ka kjo kamer për të prodhuar imazhe në ultra slow motion.

Pictorvision Camera Array

Qiraja: Nuk dihet
Çmimi: 250.000$ – 350.000$ (pakashum)

Kur behet fjalë për grup kamerash nuk ka kompani më të mire se Pictorvision që mund ti realizoj. Grupi i kamerave i quajtur Eklips u përdor së fundmi në 2015 për filmin Jupiter Ascending sepse specialistëve të efekteve vizuale i duheshin panorama të qytetit të Çikagos me resolucion të lart.

Grupi i kamerave Eklips është i përbërë nga gjashtë kamera RED EPIC dhe mund të regjistrojë imazhe me një kënd 140 gradë horizontal dhe 60 gradë vetikalë me një resolucion 12K. Kamerat janë të vendosura në një sistem stabilizimi që mund të montohet në krane edhe helikopter. Komplet sistemi përdoret nga një kamer e shtatë RED EPIC që përdortet si qëndër kontrolli.

Duke pasur parasysh se një kamer e vetme RED EPIC kushton diku nga 24.000$ – 30.000$ e merni vet me mënt sa kushton komplet kjo paisje.

ARRI ALEXA 65

Qiaja: Nuk dihet
Çmimi: 150.000$ + (vetëm trupi)

ARRI ALEXA është nga kamerat më të përdorura sot në kinematografi në të tërë botën. Një nga arsyet pse kjo kamer përdoret kaq shumë gjithandej është sepse është e vetmja që i afrohet më shumë si pamjes dhe ndjesisë pelikulës së filmi.

Në 2015 ARRI prezantoj kamerën e re ALEXA 65. Tani për tani kjo kamer jepet vetëm me qira dhe për shkak të kësaj vetëm produksionet në Hollywood kanë pasur mundësi ta përdorin. Një nga filma në vecanti që ka përdorur këtë kamer ka qënë fituesi i tre çmimeve Oscar “The Revenant” me kameraman dhe drejtor fotografie Emmanuel Lubezki.