You are currently viewing Nje studio e vogel efektesh speciale mahnite te gjithe me nje trailer 3 min

Nje studio e vogel efektesh speciale mahnite te gjithe me nje trailer 3 min

Nje film epik fantastikoshkencor me beteja gjigande eshte nje projekt ambicioz per ta realizuar ne kohen e lire per nje studio te vogel. Por eshte pikerisht ajo qe ka bere regjisori J.J Palomo dhe ekipi i tij nga Barcelona i studios “Big Lazy Robot” me “Keloid”. Ne vend qe te realizonin nje film me metrazh te gjate me kualitet te tipit drejte e ne TV, ekipi harxhoj dy vjete per te bere se bashku keto tre minuta film.

Eshte konkretisht nje trailer per nje film qe segziston por eshte diçka mbreslenese. Siç mund ta prisni historia nuk eshte fort e qarte, ajo çka kuptojme eshte se njerezimi i ndare bashkohet per te luftuar krijesat e tij te inteligjences artificiale. Por ajo qe ka rendesi ne te vertet ketu eshte vizualja.

Konceptimi artistike i videos vjen nga Aaron Beck qe ka punuar tek District 9 dhe Avatar ndersa Big Lazy Robot ne historine e saj te shkurter si studio ka qene e perfshire me pare ne realizimin e disa projekteve mbreslenese si spoti i Absolute Vodka. Ky trailer ka thithur aq shume vemendje saqe IAM Entertainment po shikon mundesin qe te prodhoj nje film me metrazh te gjate. Le te shpresojme qe ta realizojne.