You are currently viewing Pse 7D eshte HDSLR-ja ime e preferuar :)

Pse 7D eshte HDSLR-ja ime e preferuar :)

Gjate gjithe ketyre viteve kam pasur mundesin te punoj me shume kamera te ndryshme. Prej gjithe atyre e preferuara ime eshte 7D.

E di qe Canon ka nxjere shume HDSLR te tjera pas 7D’s, e di qe nuk ka sensor “full frame”(por a ju duhet ne te vertet) dhe e di qe nuk ka nje ekran qe rrotullohet por gjithsesi ngelet e preferuara ime. Me lejoni t’ju a shpjegoj pse.

Gjeja e pare qe e diferencon 7D nga kamerat e tjera eshte kualiteti me te cilin eshte ndertuar trupi, robust dhe elegante. N.q.s nuk keni mbajtur ndonjehere nje te tille ne dore ju keshilloj ta provoni se eshte komplete bote tjeter nga T2i. Forma dhe pesha e trupit eshte perfekte edhe per ata qe kane gishtrinje te medhenj.

Ndonjeher kur e kam te vendosur ne tripod mund te rrotulloj trupin e kameres per te bere nje plan panoramik ne vede te dorezes se tripodit, provoni te beni te njejten gje me nje T2i do thyej ne vend. Nje tjete specifik qe e diferencon 7D nga kamerat e tjera eshte monitorimi HD. Ndryshe nga cdo kamer tjeter e Canon-it (Pervec T3i) 7D ju jep nje sinjal HD kur shtypni butonin record. Kjo nuk ka shume rendesi per ata qe nuk perdorin monitor por ne momentin qe ju perdorni nje monitor me T2i do kuptoni se çfare diference kolosale ka.

Kjo e bene 7D zgjedhjen time nr 1 per cdo xhirim qe ka nevoj per fokusime te sakta dhe me besoni kur ju them se te fokusosh me 50mm ne F1.4 me 480p eshte pothuajse e pamundur.

Gjeja e trete qe me pelqen te 7D eshte kualiteti i butonave sidomos butoni i madh mbrapa dhe joystick-u per navigimin e menus. Te gjithe jane perfekt pa ndonje kercitje apo zhurme te cuditeshme kaucuku.

Nje tjeter gje e vecante dhe ekskluzive e 7D eshte butoni i start/stop per rregjistrimin video. Duket si dicka pa shume rendesi por eshte e kunderta pasi eshte butoni kryesor dhe me i perdoruri per te gjithe ata qe xhirojne me DSLR. Shpresoj qe dicka te tille ta gjejme tek 5D mkIII kur te dale.

Patjeter qe ka edhe gjera te tjera qe e bejne me te mire sic eshte “extended ISO range” me shume “custom settings” tek rrota siper si (C1,C2,C3) dhe te gjitha opsionet e tjera profesionale persa i perkete fotografise qe 7D ja kalon edhe T2i,T3i dhe 60D.

Me ne fund edhe gjeja me kryesore qe eshte cmimi. Ndryshe nga 1Dx, 7D fillon diku rreth 1500 €.

p.s: E di nuk bera shume krahasime me 5D mkII dhe ju do thoni sepse 5D mkII eshte me e mire por ska lidhje sbera shume krahasime sepse 5D mkII ka sensor “full frame” ndersa T2i,T3i dhe 60D kane te njejten madhesi sensori me 7D-n dhe jane me te peraferta per krahasime. Gjithsesi 7D ngelet prap e preferuara ime dhe ja u kujtoj perhere fansave te 5D mkII sa here xhiroj me 60fps dhe shtyp butonin tim start/stop. 😀
[youtube video_id=”C3-fHf0Y990″]