You are currently viewing Mënyrat e ndryshme se si aparati juaj fotografon

Mënyrat e ndryshme se si aparati juaj fotografon

Mënyrat e ndryshme se si aparati juaj DSLR fotografon mund të jen të pa qarta për fotografët e rinj. Pasi të keni mësuar trekëndëshin e ekspozimit është koha që të mësoni edhe se çfarë aparati juaj mund të bëj. Unë do t’ju shpjegoj hap pas hapi të gjitha mënyrat e fotografimit që gjenden në aparatin tuaj kështu që herës tjetër kur të bëni foto do jeni më të qarte se kë të zgjidhni.

Në aparatin tim Canon 7D në krah të majtë është një rrotë që rrotullohet dhe që ka këto mbishkrime P, AV, TV, M (për Nikon ekuivalenti është P, A, S, M) Përpara se të mësojnë rreth ISO, shpejtësisë së shkrepjes dhe diafragmës njerëzit zakonisht zgjedhin mënyrën automatike (AUTO) një katror jeshil në rastin e Canon. Kjo nuk është mënyra se si duhet të fotografoni sepse çfarë kuptimi ka të blini një DSLR dhe pastaj të lini aparatin të vendosi se si duhet të dal foto ku në shumicën e rasteve nuk është aspak i saktë! Kështu që më lejoni t’ju shpjegoj se për çfarë janë të gjitha ato funksione.

P = kjo quhet “program mode”. Është e ngjashme me mënyrën AUTO përveçse në ketë rast ju keni mundësi të ndryshoni ISOn dhe kompensimin e ekspozimit. Është një mënyrë pak më e avancuar se AUTO dhe funksionon shumë mirë n.q.s. doni të bëni një foto shpejt e shpejt. Në përgjithësi unë nuk e përdor ketë mënyrë dhe nuk ja rekomandoj fotografëve të rinj.

TV (për Canon) S (për Nikon) = Dhe jo ska lidhje me televizorin 😀 n.q.s. e keni vrarë mendjen se çfarë kuptimi ka quhet “Time Value” për aparatet Canon. Kjo mënyrë ju lejon që ju të zgjidhni shpejtësinë e shkrepjes së aparatit. Gjithashtu në ketë mënyrë ju mund të zgjidhni edhe ISOn edhe kompensimin e ekspozimit por pjesa më e bukur është se aparati zgjedh madhësinë e diafragmës për ju. Kjo mënyrë është e mirë për të bër foto sporti, fëmijëve, ujëvara në përgjithësi objekte që janë vazhdimisht në lëvizje.

p.s: E keni vrar ndonjëherë mendjen si bëhen foto që ngrin dikë në ajër kur kërcen? Në opsionin TV bëhen ku zgjidhet një shpejtësi e lartë shkrepje.

AV (për Canon) A (për Nikon) = Kjo është mënyra më dobishme që keni në aparat unë e përdor tër kohës. Në ketë mënyrë ju kontrolloni diafragmën dhe lini aparatin të vendos për shpejtësinë e shkrepjes. Është mënyra më e mirë nëse doni të kontrolloni thellësinë e fushës (që do të thotë shfokusimi mbrapa subjektit tuaj) dhe është shumë e mirë për portrete.

M = Mënyra manuale është mënyra e fundit për të gjithë fotografët është mënyra ku duhet të kaloni shumicën e kohës deri sa të perfeksionoheni. Në këtë mënyrë aparati nuk bën asgjë jeni vetëm ju përgjegjës për shpejtësinë e shkrepjes, ISOn, zgjedhjen e diafragmës dhe çdo gjëje tjetër që ka në aparat. Kjo është mënyra më e mirë për fotografi natën në të cilat doni të shprehni kreativitetin tuaj personal.

Tani që i mësuat të gjitha mënyrat në të cilat aparati juaj fotografon shkoni testojini dhe bëni ca foto të bukura.