You are currently viewing 10 Fotot që sdua ti shoh më në Instagram

10 Fotot që sdua ti shoh më në Instagram

Instagrami në përgjithësi është shumë gallat është i vetmi rrjet social i fokusuar tërësisht tek fotot dhe mua në përgjithësi më pëlqen të bëj foto dhe të shoh fotot e të tjerëve. Por ka disa foto që na kanë lodhur duke i parë lartë e posht nëpër instagram dhe besoj se nuk jam i vetmi që si duron dot më. Këtu jan 10 fotot që besoj se sduhet ti publikoni më në instagram.

10. Thonj

 

Me ju e kam goca, ne fakt ka akaunte ne instagram që postojnë vetëm foto thonjsh që tregojnë kreativitetin dhe dizenjot e ndryshme dhe me këtë jam ok por të postosh foton e thonjve të tu me nja 20 filtra sipër dhe mundësisht errësir ku sdallohet as çfarë ngjyre i ke pasi harxhove nja dy orë që i ngjyrose nuk është edhe aq terheqëse.  

9. Beben tënde

 

A photo posted by Layla Underdown (@laylau_95) on

Unë sjam baba por gjithësesi nuk e kuptoj këtë dëshirën për ti treguar internetit se ça bën fëmija juaj cdo dy minuta nuk e kuptoj dhe nuk është se njerëzve i intereson shumë sepse është diçka personale për mos të folur pastaj për rreziqet që ka përhapja e fotove të fëmijës tuaj nëpër internet dhe pasojat që mund të ket kur të rritet.

8. Çfarë po shikoni në TV apo çfarë po dëgjoni në PC

 

A photo posted by Klara Višković (@viskovick) on

Çfarë ti thuash këtu! Ti po i bën një foto ekranit te laptopit apo TV për çfarë? Të duhen prova për të treguar që je në shtëpi duke ndëjtur kot se ske punë të tjera?!  

7. Çfarë po ha! Mengjesi, dreka apo darka tuaj

 

Kur është vizualisht e bukur ose nëse je kuzhiniere apo ke restorant hajde po ta pranoj. Po kur ta shpif edhe une jam aty duke kaluar fotot një nga një nëpër timeline vetëm kur të del ndonjë gjë që të hap barkun dhe mirë ti që po e ha po une çkusur kam që ta shof?!

6. Çfarë po bën në punë

 

A photo posted by OrhanKaranfil (@deepdarklife) on

Vetëm nëse punon në Disneyland, nën ujë apo në hapsirë ose je Nicki Minaj ndryshe nuk i intereson askujt dhe më vjen keq për ty. Çfarë ndjesie supozohet që të kem unë kur të shof ty ulur në tavolinë para kompjuterit. Më vjen keq t’ja u them por shumica prej jush kan punë të mërzitshme.  

5. Ti me 6-7 veta të tjerë me duart në qafë në rreth duke buzëqeshur

 

A photo posted by Sara (@sara.sworld) on

Oh shiko, jan nja 7 goca të veshura për party, me koktej në dorë, që po rrin kushedi se ku sepse mbrapa sduket gjë se është errësir, me sytë e kuq dhe surratin e ndricuar nga blici. Na trego edha ca të tjera se mezi po presim!

4. Fotot e dikujt tjeter

 

A photo posted by @beyhive_seyma on

Këtë se kuptoj pse duhet të postosh fotot e dikujt tjetër? Është gjë tjetër kur i bën ripostim dhe citon personin. Por të kapësh foto në internet ti rrasësh një filtër të shpifur sipër edhe të shkruash “Ozot sa bukur” futi edha nja 100 emoji mbrapa” ska ndonjë sens? Unë e di që se ke bërë ti atë foto çfarë kuptimi ka?!  

3. Refleksi juaj në pasqyrë

 

A photo posted by Chloe Law 🐤 (@chloeduck27) on

Jo me vërte kjo është fotoja që ma heq trurin dhe me ju e kam më shumë goca. Të shikosh nja ca që e kanë instagramin 70% e fotove te pasqyra në banjo nuk ke ça i thuam më, truri me pushime. Nuk paske dikë që të bej një foto të hajrit? Më mer mua në tel se do ta bëj unë falas vetëm boll postuat foto pasqyre në banjo se shtë gjëja më pa sens, më mirë vëre telefonin diku në tavolin aktivizo autoshkrepjen (sepse te gjithe cel kanë autoshkrepje) dhe bëj një foto vetes boll me këto non sense ështe mbushur instagramin vetëm me foto pasqyre.

2. Duck Face

 

A photo posted by Pia (@piartmr) on

Boooooooo… lere fare skam çfarë ti them më! Vetëm një gjë, nuk është sexy hiqeni nga mëndja thjesht ngjani si idiote!  

1. Kembet tuaja

 

A photo posted by @kayaaa_92 on

Pse, pse, pse,pse,pse dhe pse? Nuk e kuptoj këtë kudo që shkon nëpër instagram gjen vetëm këmbë. Ca me atlete, ca me këpucë, ca me shapka, ca zbathur, ca në bar, ca në plazh, ca në rrugë, ca në tapet! E njejta gjë! Pse? Nuk e kutoj dot persen!

Këto ishin 10 fotot qe beni mirë mos ti postoni më ne instagram se na kan mërzitur, edhe une kam bërë plot nga këto siper kshq ju kuptoj nuk është se unë jam perfekti këtu po thjesht po përpiqem t’ju ndihmoj që ta bëjmë botën një vend më të bukur. Peace! 😀

p.s: Nqs doni të shikoni ça postoj unë në instagrama më gjeni @marseltefa 😉