You are currently viewing 10 gjerat qe i urrej fotografise

10 gjerat qe i urrej fotografise

Titulli eshte vete shpjegues apo jo?!

Jo ne ndonje rradhe te vecante po keto jane 10 gjerat qe kam inat nga fotografia.

1. Debati Nikon vs Canon

Qe ta sqarojme njehere e mire zonja dhe zoterinje nuk ka asnje marke kamerash perfekte. Asnjeri nuk eshte me superior se tjetri. Gocat e Nikon dhe cunat e Canon mund te jetojne te lumtur pergjithmone. Ka rendesi ajo çfare ben jo çfare funksionesh ka kamera.

Çdo sistem ka limitimet e veta, prandaj gjithçka eshte si te mesosh ti anashkaloshe keto limite. Dhe ne fund nqs nuk duroni dot me mund te beni kalimin nga nja mark ne tjetren. Por ama mos kujtoni se do ju mare dikush ne telefone sepse ka vene re ndryshimin nqs fotot jane po te njejta si mepare.

2. Ka shume teknologji private

Fotografet ne vetvete jane njerez te mire, por kur vjen puna tek sistemet e kamerave gjerat nuk shkojne edhe aq mire. Ku eshte formati universal RAW? Pse duhet te ble aksesore te vecante qe funksionon vetem me ca kamera dhe jo me te tjera.

3. Kamera nuk eshte e njejte me syrin tend

Sado qe teknologjia mundohet te imitoje syrin e njeriut akoma nuk eshte e mundur per nje lente qe te shikoje gjithçka ashtu sic e shohim edhe ne. Per shume aplikime eshte gje e mire, ne fund te fundit te shikosh boten perdita nga syri i nje peshku do te behej e merzitshme. Me gjithe permiresimet ne performancen e ISO-s imazhet akoma nuk jane aq te pastra ose plot ngjyra sic i shikojme me syte tane.

4. Mund te jete idiotsisht e shtrenjte

Kjo eshte pothuajse e vetet per çdo hobi por fotografet mund te behen super te kushtueshem. Te investoshe ne shume filtra, lente, karte memorje, tripod etj prisni kur te shikoni llogarine ne banke nga 0 te vej ne minus. Ka gjithmone ndonje aksesore tjeter qe do te shkonte shume me paisjet tuaja.
Vullneti eshte nje paisje e jashtezakonshme – shyqyr qe nuk kushton asgje. 😀

5. Photoshop-i nuk mund te rregulloj gjithçka

Sistemet e foto editimit jane duke u permiresuar gjithmone e me shume si se fundmi me CS6 por ama ka akoma shume gjera qe Photoshop nuk mund te beje sic eshte refocus. Lyrto te lutem pershpejto punen.

6. Rreziku i hapsires

Te rrish i organizuar me nje koleksion te gjere fotografishe mund te jete e veshtire. Une kam imazhe gjithandej neper HDD per mos te folur per akaunte si flicker, 500px, google e facebook menaxhimi i tyre mund te behet nje tmerr i vertet. Jo me qe asnjeher nuk ke siguri nese fotot jane te sigurta apo jo. Ka foto qe do ti ndash me te tjeret ka dhe foto qe jane personale dhe menaxhimi i tyre duhet te ishte me i lehte sesa te rrish te besh login e logout ne gjithe ato llogari.

7. Te mos qenit i shpejte ne shkrepjen e fotos

Ka shume situata si ne rruge pershembull ku duhet te jesh i shpejte per te kapur momentin dhe gjithmone je shume i avasht. Kjo jo thjeshte per nje faktore njerezor por edhe sepse te duhet te rregullosh ekspozimin, fokusin etj. Te shohim nese projekti Google Glass do shikoje driten e diellit do e zgjithte kete problem apo jo.

8. Nderlidhja nuk duhet te jete opsion extra

Ju deshe shume kohe prodhuesve te kamerave qe te integronin ndonje tip wifi per te transferuar foto dhe u munden nga smartphone-t. Ne boten e sotme me teknologjite qe egzistojne nuk ka perse gjerat te jene komplekse si te nxjeresh karten e memorjes ta lidhesh me pc dhe te tranferosh fotot por duhet te jene me fleksibel dhe ketu prodhuesit jane akoma te vonuar.

9. Digitale eshte me mire se filmi ose e kunderta

Perveç debatit Canon vs Nikon qe ka te beje me besnikerin kundrejte nje marke nje tjeter debat eshte film vs digital qe ka te bej me cilesin. Disa fotograf rrine e merren me shume duke sqaruar edhe mburrur meritat dhe cilesite e filmit ne vend qe te bejne foto. Dhe ka edhe nga ata fotografe qe i shikojne me perbuzje dhe si antike ata qe rrine e merren me film. Gjithashtu ka edhe nga ata qe vene e i fusin filtra dhe zhurme fotove ne photoshop per te marre nje pamje vintage. Hec e mere vesh.

10. Ndonjeher harroj te heq kapakun e lentes

Pranojeni edhe ju e keni bere kushedi sa here. 😀