You are currently viewing 10 Këshilla Për Fotografi Nënujore

10 Këshilla Për Fotografi Nënujore

Fotografia nenujore eshte nje zhaner i fotografise qe jo te gjithe mund ta praktikojne pasi duhet te jesh i apasionuar pas detit dhe zhytjeve per ta praktikuar por nqs per ju nuk eshte problem deti edhe zhytjet ateher sot po ju jap 10 keshilla per te bere foto me te bukura nenujore.

nenuje_02

1.Siguria mbi te gjitha

Rregulli numer 1 i fotografise nenujore eshte siguria pasi qe ne momentin qe kaloni nga toka ne uje mund te rrezikoni jeten tuaj edhe te gjallesave perreth pasi eshte nje ambient qe ju nuk e kontrolloni dot. Sic thote Richard Carey instruktor i certifikuar zhytjeje dhe fitues i disa çmimeve per fotografi nenujore “ Aftesite zhytese jane me te rendesishme sesa ato fotografike pasi ju duhet te afroheni shume afer me gjallesa edhe koralet pa i shqetesuar apo demtuar ato keshtuqe te dini te zhyteni mire eshte gjysma e punes”

nenuje_03

2.Fillo me paisje te thjeshta

Te gjithe fotografet e ketij zhaneri bien dakort qe skeni nevoj per paisje te shtrenjta per te filluar kete lloj fotografie. Nje kamer çfaredo me nje kase rezistente ndaj ujit do jet e mjaftueshme per te filluar aventuren tuaj te fotografise nenujore. Edhe pse profesionistet jane duker perdorur paisje qe kushtojne mbi 10.000$ sdo te thote qe ju nevojiten edhe juve per te bere foto te bukura.

nenuje_043.Zgjidhni lenten e duhur

Eshte e rendesishme te dini se çfare do te fotografoni pasi du ju duhet te zgjidhni lenten e duhur per kete pune. Nqs do fotografoni subjekte te medhenje do ju duhet nje lente “wilde” kend gjere ndersa nqs doni te fotografoni gjallesa te vogla do ju nevojitet nje lente macro. Kete gje duhet ta vendosni perpara se te zhyteni pasi siç e dini nuk eshte se mund te nderroni lente ne uje.

nenuje_05

4.Konfigurimi i kameres

Konfigurimi i kameres per fotografi nenujore eshte me shume preference personale. Disa preferojne Av (prioritet diafragma) disa Tv(prioritet shutter). Edhe pse eshte zgjedhje personale duhet te keni parasysh se sa shpejt leviz subjekti qe do fotografoni dhe ju sa shpejt notoni pasi per levizje te shpjeta Av (prioritet diafragma) nuk eshte e pershtatshme. Ndersa persa i perket ngjyrave shumica e fotografive nenujore perdorin AWB (balance automatike e te bardhes) dhe fotografojne ne RAW keshtu qe kane mundesi ta ndryshojne me mbrapa nese duan.

nenuje_06

5.Kujdes Driten

Duhet te keni parasysh qe uji vepron si nje filter i madhe dhe eliminon kompjet spektrin e kuq te drites keshtu qe sa me thell te zhyteni aq me blu do dalin foto tuaja. Per te pasur nje tonalitet sa me korrekt e ngjyrave te subjektit ju duhet se jeni sa me afer siperfaqes ose te perdorni drite artificiale. Shume fotografe perdorin blica per fotografi nenujore te cilet ndricojne vetem subjektin dhe del ai efekti qe shikoni ne disa foto ku sfondi eshte komplet i erret. Gjithashtu duhet te keni parasysh qe sa me larg subjektit te jeni aq me shume grimca nenujore do ndricohen nga blici dhe aq me e turbullt do te duket fotografia.

nenuje_07

6.Duhet te njihni zonen e zhytjes

Te gjitha zonat jane te ndryshme ne disa thjesht mund te hyni me kembe nga deti ne disa te tjera duhet te shkoni me varke. Se si zhyteni eshte zgjedhja juaj por eshte mire te informoheni per zonen ku do zhyteni ose te merni dike ekspert qe e njeh mire zonen.

nenuje_08

7.Llogariteni mire kohen

Kur te llogarisni kohen duhet te keni ne konsiderat perveç nivelit te oksigjenit, kohes se shytjes, shpejtesis se notimit edhe kohen qe ju duhet per nje fotografi pasi kompozimi, te rregullosh parametrat e duhura te kameres dhe te meresh me gjallesa do ju mari me shume kohe seç mendoni. Nqs zakonishte do 20 minuta per te per nje foto perfekte ne toke, nenuje do akoma edhe me shume keshtu qe duhet ta merni paraysh qe me perpara.

nenuje_09

8.Te njihni subjektin

Nqs do fotografoni gjallesa duhet te beni detyrat e shtepis me perpara per llojin e gjallesave qe do fotografoni se ku rrin zakonishte ne thellesi apo siperfaqe, se si sillen apo si levizin nenuje dhe se sa te rrezikshme jane per sigurine tuaj. Disa jane gjallesa qe mund te fotografohen shume lehte disa te tjera mund t’ju sulmojne pasi ndihen te kercenuara dhe ti dish keto gjera me perpara do t’ju ndihmoj jo vetem te beni foto me te bukura por edhe te mos rrezikoni jeten tuaj.

nenuje_10

9.Duhet te ndiheni rehat

Perveç fotove te ndiheni rehat nenuje do ja u bej punen me te lehte pasi te besh foto nderkohe qe ju kercasin dhembet nga te ftohtit nuk eshte ndonje kenaqesi e madhe keshtuqe ju keshilloj te investoni ne nje kit scuba nqs nuk ja u mban buxheti mund ta merni me qera ose limitohuni ne foto afer siperfaqes ku mund te zhyteni vetem me syze edhe tub.

nenuje_11

10.Behu unik

Ne varesi te gjallesave qe do te fotografoni do te kete me siguri mijera imazhe te tilla qe i ka bere dikush tjeter me perpara. Per te pasur foto sa me unike duhet te kapni veti te tyre qe nuk jane pare me perpara dhe per ta bere kete ju nevojitet qe te beni kerkime edhe te lexoni rreth gjallesave qe keni nderment te fotografoni per te pare menyren sesi sillen apo si levizin. Gjithashtu mos harroni qe te beni foton eshte vetem gjysma e punes editimi eshte gjysma tjeter.

 

Nqs do i hyni fotografise nenujore kini parasysh keto 10 pika dhe vazhdoni te notoni, ja kalofshi mire dhe pushime te mbara.