You are currently viewing 5 Trende qe kane bere qe çdo film te ngjaj njesoj

5 Trende qe kane bere qe çdo film te ngjaj njesoj

Hollywoodi, aty ku endrrat behen realitet dhe gjithçka shkon per mbrekulli, inspirimi i gjithe filmmeikerave! Po jo egzaktesisht sepse asgje nuk eshte ashtu siç duket. Po te germosh edhe aty do gjesh ca tipa qe perpiqen ti mbarojne punet shpejt e shpejt ose pse te lodhen kur mund te kopjojne shume shpejt iden e tjeterit. Keto jane 5 trendet qe kane bere qe çdo film te ngjaj njesoj ne ditet e sotme.

#5 Filmat i kane ngjyrat sipas zhanerit

A e keni ven re qe ka nje rregull te pa shkruar qe çdo fill horror duhet te jete i ngjyrosur blu.

Ndersa filmat apokaliptik jane gri me gjyra te shplara.


Pastaj ka edhe nen zhanera psh filmat qe jane ne shkretetire jane zakonisht te verdhe dhe se kam vetem per rastet kur jane ne diell perjashta por jane te verdhe edhe ne interier.

Ndersa ata fantastiko shkencor zakonisht jane jeshil.

Ne pergjithesi mund te gjesh fare lehte zhanerin e filmit vetem duke pare nje foto te vetme.

Perse ndodh kjo?

Quhet digital color correction (ngjyrosje dixhitale). Njeher e nje kohe nqs doje qe filmi yt te kishte nje luk te vecante kishte goxha pune dhe nje proces shume te gjate qe perfshinte filtra si per dritat edhe per kamerat. Kerkonte nje ekspozim te filmin ne masen e duhur per mos te thene se sa e kushtueshme ishte. Ishte pune goxha e veshtire dhe e limiturar vetem per disa njerez qe e dinin se çfare po benin, me pake fjale nqs dikush i hynte kesaj pune kishte nje arsy te forte se perse po e bente.

Sot? Nqs je nje regjisor kudo ne bote me pak klikime mausi mund ti japersh filmit çfaredo luku qe deshiron dhe ta besh audincen qe kur ta shikoj filmin ti duket sikur po e sheh me syze dielli.

Vellezerit Coen nuk ishin te paret qe e shpiken por “Oh Brother Where Art Thou?” ishte filmi i pare qe perdori rendshem ngjyrosjen dixhitale deri ne piken ku çdo frame u ngjyros nje me nje per ti dhene lukun e nje filmi te vjeter me sepia tone.

Vellezerit Coen te pakten e kishin nje arsye per te krijuar kete luk, regjisore te tjere kuptuan qe keto ngjyrosje tashme pa ndonje kosto financiare jane nje menyre e lehte per te krijuar atmosfere pa pasur nevoje qe te kesh skenare te mire apo aktore te zot e keni parasysh shprehjen “he mo futi nje efekte” kesaj i referohen.

Keto ngjyra perdoren si referenca vizuale emocionesh ose idesh (e verdha e ben skenen me e nxete me e gjalleruar, bluja e bene skenen qe te ngjaje sikur po ndiçohet nga drita e henes, gri me ngjyra te shplara eshte depresion etj.) Me pake fjale jane pertace, futi nje kolor aty edhe çdo gje ngjan bukur.

Dhe mqs jemi tek ngjyrat…

#4 Çdo gje tjeter eshte blu e erret dhe portokalli.

tr_02

E keni vene re qe çdo film kohet e fundit ka vendosur qe te vetmet ngjyra qe i duhen jane blu e erret dhe portokalli. Ashtu siç mund ta keni vene re eshte nje portokalli jo natyrale e lekures kundrejt qiellit blu.

Ose perseri dhome e ndricuar lehte me tendence bluje.


Ose çfaredo efekti speciale qe mund ti fusesh portokalli me blu.

tl_01

Me e bukura eshte se mjafton te shikosh posterat ske nevoj te shkosh me large.

m_poster

Perse ndodh kjo?

Jo te gjithe duan te rrin te meren edhe te testojne me color correction por te gjithe duan ti bien shkurt.

Ky eshte nje rreth ngjyrash:

rrethi_ngjyrave

Me siguri e keni pare nje te tille me pare sidomos ne programet e editimit te fotove ose videove. Permban te gjitha ngjyrat te rreshtuara njera pas tjetres ne varsi te vlerave numerike (hue) qe kane. Tani, qellimi i xhirimit te çdo skene eshte qe te kesh nje kontraste sa me te mire midis ngjyrave.

Meqenese shumica e filmave kane aktore njerez ju thjesht gjeni ngjyren me te afert me ngjyre e lekures se njeriut ne rrethin e ngjyrave, dhe i bie diku siper djathtas dhe per te arritur maksimumin e kontrastit çdo gje tjeter e ngjyros me ngjyre e kundert. Keshtu qe perfundojme me portokalli dhe blu.

Qe nga fillimi i filmave njerezit jane munduar te realizojne skena qe te perfitojne nga ky kombinacion ngjyrash. Por tashme ne epoken dixhitale te ngjyrosjes ata e kane çuar ne aq ekstrem saqe perfundon me imazh dy ngjyresh ku çdo dhome eshte e ngjyrosur blu dhe çdo fytyre njeriu ngjan sikur e kane pikturuar me spry ne ndonje sallon solari.

Per te qene i drejte ndonjeher nuk eshte thjesht çeshtje dembelizmi sepse nje kolorist mesatarisht ka per te ngjyrosur rreth dy ore film “frame by frame” ne pak jave. Nuk eshte se duhet shume per ta kuptuar qe sa me shume afrohet data e dorezimit arrin ne nje pike ku thua “fuck it” te gjitheve ju pelqen blu dhe portokalli keshtu qe po bie shkurt. Edhe une vete mund ta kem bere kushedi sa here.

dr_m

#3 Ramping (ose tatepjete pra çdo gje ngadalesohet pastaj shpejtohet)

Nuk e di a ka fjal shqip per kete efekt po anglisht quhet “ramping” keshtu qe edhe une keshtu po e quaj. E keni vene re qe ne çdo film modern aksioni nuk mund te tregojne thjesht heroin duke qelluar me shtizen, shpaten apo grusht per goditjen e fundit, jo sbehet fjale por do e ngadalsooooojne shpejtesine e levizjes deri ne ate pike qe te jene shume shume te sigurte qe ti e kuptove qe ky ishte nje grusht ne surrat. Tek filmi Troy e ngadalsojne Brad Pitt ne ajer teksa ben gjuajtjen e fundit me shpate sikur te ishte Prince of Persia.

Tek Watchmen e ndalojne levizjen e aksionit pothuajse stop fare sa here qe godet dike ose kur ndodh diçka tjeter interesante ne dyluftim qe te jene absolutisht te sigurte qe audienca e pa ate.

Ose eshte versioni i 300 spartaneve ku aksioni ngadalesooooohet fare sapo hero behet gati te bej ndonje gje te papare dhe me pas shpejtohet kur ai leshon shtizen.

Ndersa ne fakte tek filmi Sherlock Holmes kete e perdoren si pjese te skenarit ku ngadalsimi i skenave te dyluftimit u perdore si menyre per te treguar se sa shpejt mendonte ai per te planifikuar levizjen e ardhshme.

Si behet kjo?

Ngadalesimi dhe shpejtimi i filmit behet ne nje proçes qe quhet “ramping” ne vend qe filmi te xhirohet siç eshte normalisht me 24 frame per sekonde xhirohet me 48, 72 apo 96. sa me shume frame per sekonde aq me avash mund ta ngadalsosh aksionin.

Slow motion (ngadalsimi i levizjes) ka egzistuar qe nga fillimi i filmit dhe per ta realizuar mjaftonte te rrotulloje dorezen e kameras me shpejte. Po kamerat dixhitale e bene kete proçes edhe me te thjesht dhe nqs me pare ti kishe te gjithe aksionin me shpejtesi te ngadalsuar sot mund ta rrisesh edhe ta ulesh shpejtesin e aksionit ne te njejten dubel.

Psh heroi e ngre shpaten me 96 frame per sekonde dhe e ngule ne gjoksin e te keqit me 24 frame per sekonde. Kete ata e bejne nja 10 here ne te njejten skene dyluftimi sepse mesa duket te shikosh dy veta qe luftojne me shpejtesi normale qenka bere e merzitshme.

Per kete efekt ka dy filma qe mund te fajsojme The Matrix qe per here te pare provoj qe mund te realizosh slow motion nderkohe qe leviz edhe kendin e kameras, dhe filmin 300 spartanet.

Me pak fjale kjo teknik kaloj nga “inovative” ne “standarte” dhe ne “ok boll se na merzitet”.

#2 Stil dokumentari edhe kur nuk eshte dokumentare.

E keni vene re kete ne disa filma? Nuk po flas per filmat qe ne te vertet kane elemente dokumentari po per ata filma qe duket sikur jane xhiruar nga dikush ne menyre amatore me nje kamer te vogel dore edhe pse nuk ka ndonje sens.

Gjeja me e keqe eshte se e realizojne kete duke futur element qe deri dije kosideroheshin gabime trashanike ndersa sot i kane kthyer ne trend. Ajo qe mesiguri e dalloni me shpesh sepse eshte shume e perdorur ne ditet e sotme eshte dridhja e kameres pa fund sidomos ne skenat e aksionit deri ne ate pike sa nuk kuptohet se kush po godet ke.



Keshtu i bie qe skena e hapjes te filmi Gladiatori duket sikur eshte xhiruar nga nje korespondent lufte qe ka udhetuar mbrapa ne kohe dhe mesa duket udhetimi ne kohe i paska dobesuar muskujt e kraheve se se mbaka dot kameren drejt. 😀

Por ka edhe element te tjere siç eshte perplasje gjaku, balte etj ne lenten e kameras si tek District 9. Me perpara te njejten gje e keni pare edhe te Braveheart dhe We Were Soldiers. Gjate fillimit te filmit ne skenen e betejes te Saving Private Ryan i ke te dyja edhe gjake edhe uje qe perplasen ne lente.

Pastaj kemi edhe upsssss pa dashje e drejtuam lenten nga djelli ose nga nje burim drite ku refleksi i drites qe perplaset ne xhamin e lentes mbulon nje pjese te figures.

kk

Fansat u ankuan aq shume nga ky lloje efekti ne filmin Star Trek saqe regjisor J.J Abrams u detyrua te kerkoj falje publike per perdorimin te teprur te ketij efekti.

Perse ndodh kjo?

Ideja eshte qe xhirimi te duket aksidental dhe ne subkoshience audianca ta perceptoj si “realizem”. Filmat e ralizuar me metodat tradicionale (ku ne fakt arrije te shikoje se çfare po ndothte) sot perceptohen si shume te pastra dhe te inskenuara.

Nqs do te besh nje film qe te duket sa me real sot duhet te besh te gjitha ato qe thash me siper sa te duket filmi me shume si dokumentare. Por ama ka nje dallim midis atyre qe i perdorin qellimisht per te arritur nje efekt te caktuar dhe ata qe i perdorin thjesht se i perdorin te gjithe.

Psh ne skenen e betejes ne palzh tek filmi Saving Private Ryan Spilberg qellimisht ndryshoj shpejtesin e “shutter-it” ne kamera per te arrituar efektin qe te dukej sikur ishi pamje te verteta lufte dhe qellimi ishte te tregonte horrorin e luftes. Nja 10 vjet me pas shikon po te njejtin efekt ne filmin Crank: Hight Voltage pa ndonje lloje arsyeje.

Ironia eshte se me permiresimin e teknologjis kamerat e reja jane permiresuar per ti ndrequr keto gabime. Si ne rastin e refleksit te drites ne lent, lentet e sotme jane kane nje veshje te veçant antirefleks qe e parandalon kete efekt sepse konsiderohet si difekt kurse keta me trendet e sotme vene edhe i shtojne dixhitalisht ne postproduksion.

Me pak fjale eshte e njejta gje qe ndodh me fotot qe pas shume vitesh kerkime sot kemi aparate qe bejne foto teper te pastra dhe ne vemi i shtojme nja 20 filtra qe te duket sikur e kemi bere para 20 vjetesh.

#1 3D qe ta shpif ne shumicen e filmave.

3D ka mare kot keto vitet e fundit ne te gjithe filmat dhe nuk po flas ketu per filma si Avatar apo Up, apo Toy Story 3 qe duken shume bukur ne 3D se jane realizuar tamam per 3D. Por ke plot filma qe ta shpifin ne 3D si psh Clash of the Titans qe ta shpifte aq shume ne 3D saqe Jeff Katzenberg personi qe e ka shtyre shume implementimin e 3D neper filma tha qe dukej aq keq saqe vendosa te heq dore nga ky format.

Por me keq nga te gjithe ka qene The Last Airbender qe kishte nje 3D te realizuar aq keq saqe nuk shifej fare, çdo gje ishte erresire dhe mjegull.

Perse ndodh kjo?

Ate qe distributoret nuk ju tregojne gjate fushatave publicitare te filmave 3D eshte se filmi ne ye vertet nuk eshte xhiruar fare ne 3D dhe shumica e tyre nuk xhirohen fare ne 3D por ne fakt konvertohen ne 3D.

Jo vetem qe konvertimi nuk ju jep aspak iluzionin e 3D ashtu siç duhet te ishte por konvertimi ne fakt degradon imazhin. Arsyeja eshte thjeshte teknike, konvertimi e degradon imzhin gjate proçesit. Imzahi humbet drite si pergjate konvertimit ashtu edhe kur e sheh nepermjet syzeve.

Me pak fjal ti ben nje film te ndricuar shume dhe e konverton ne me te erret por ama kur filmi eshte i erret vete qe ne fillim si ne rastin e The Last Airbender pas konvertimit del akoma me erresise saqe nuk duket me asgje dhe kthehet çdo gje ne nje lemsh te vertet.

Perse e bejne ata kete gje?

Sepse si nje film i konvertuar ne 3D apo nje film realisht i xhiruar ne 3D e ka çmimin e biletes 50% me shume sesa nje film 2D. Bejini llogarite vete, studiove i kushton diku nga 10 dheri ne 15 milion dollare qe te konvertojne nje film ne 3D por ama arrine qe edhe me nje film medioker si Clash of the Titans te fitojne 500 milion dollare nga biletat ne te gjithe boten.

Me pake fjane i njeti rregull aplikohet edhe ketu persa kohe i bene ata te pasur pse ta ndryshojne?

Keto ishin pra 5 arsyet pse çdo film duket njesoj ne ditet e sotme, nqs edhe ju keni ndonje ide ose sygjerim mund te lini nje koment poshte.