You are currently viewing 6 skena ikon te kinemase te vjedhura nga filma me pak te njohur

6 skena ikon te kinemase te vjedhura nga filma me pak te njohur

Kur kujton disa nga filmat me te famshem te Hollywood-it zakonisht i kujton prej disa skenave qe te kane mbetur ne memorje per menyren e realizimit ose per gjetjen qe kane pasur. Megjithate askush nuk e di qe skenat me mbreslenese qe kane mbetur ikon te Hollywood ose qe kane bere te famshem regjisorin qe i ka realizuar jane te kopjuara nga filma te tjere qe ju mesiguri si keni pare ndonjehere.

6. Pulp Fiction – Citimi nga bibla i Samuel Jackson eshte mare nga filmi The Bodyguard i Sonny Chiba

samuel

Skenaret e Tarantinos jane zakonisht si kolonat zanore ne filmat e tij, te mara nga filma te vjeter (zakonisht te viteve 70) por duke i ndryshuar renditjen. Megjithate nese ka diçka 100% origjinale ne kete film eshte dialogu ne stilin e tij qe vetem Tarantino mund ta bej.

Por nje nga monologet me te famshem dhe me mbreslenes qe eshte ne fillim te filmit ku Jackson reciton nje pjese nga bibla qe eshte nje kombinim i Ezekiel 25:17 dhe Psalm 23 ne fakt ashtu siç vete Tarantino pohon ne nje interviste nuk eshte nje ide e tij po eshte nje monolog i kopjuar fjale per fjale nga filmi i 1976 “The Bodyguard” i regjisorit japonez Sonny Chiba.

citimi

Siç mund ta shikoni eshte i njejti monolog me te vetmin ndryshim qe ka zevendesuar emrin e Sonny Chiba me “The Lord” dhe ne versionin origjinal eshte ne forme te shkruar me titra ne fillim te filmit kurse ne versionin e Tarantinos recitohet nga Samuel Jackson.

bodyguardKjo intro eshte vetem ne versionin anglisht te filmit japonez te cilin Tarantino ka pare por presupozohet te kete pare edhe serialin e viteve 80 “Shadow Warriors” ku personazhi i Sonny Chiba ka zakonin e te berit moral per te miren dhe te keqen perpara se te vrasi armiqte e tij njesoj si personazhi i Samuel Jackson ne filmin Pulp Fiction.

Normalisht do pyesni ju po pse nuk mori si aktor Sonny Chiba? Ne fakte e ka mare ne filmin Kill Bill ku luan rolin e prodhuesit te shpatave Hattori Hanzo i cili pasi ishte plakur kishte vendosur qe sushi ishte me i mire sesa te vrasesh njerez.

chiba

5. Star Wars: A New Hope – skena finale e filmit eshte mare nga nje film i propagandes naziste.

01

Nje nga skenat me mbreslenese te “Star Wars: A New Hope” eshte skena finale e filmit ku nga gjithe serite e tjera eshte i vetmi qe ka nje mbyllje te lumtur ku te gjithe marin nga nje medalje. Eshte nje skene aq emocionale edhe epike saqe shume veta sidomos ne Amerike e perdorin kolonen zanore neper dasmat e tyre. Me siguri nuk do jene aq te lumtur per ta perdorur pasi te lexojne me poshte.

Kush e beri per here te pare?

Hitleri, ai ka qene i pari qe ka realizuar kete skene.

03

0405

Komplet skena eshte e kopjuar nga filmi propagandistik “Triumph of the Will” i cili bashke me “The Birth of a Nation” konsiderohen si arritje te kinemase boterore edhe pse jane filma propagandistike me tema rraciste dhe permbajne shume fjalime te Hitlerit.

4. E.T skena e fluturimit eshte mare nga nje film i vjeter Italian.

Skena e fluturimit ne filmin “E.T: The Extra-Terrestial” eshte nga skenat me ikon qe Spilberg ka realizuar ndonjeher saqe e vendosi edhe ne logon e kompanise se tij.

07

Ne kete skene personazhi Eliot dhe shoket e tij hipin neper biçikleta per te ndihmuar E.T te mos kapet nga agjentet e shtetit por papritur ata e gjejne veten te rrethuar dhe E.T perdor magjine e tij perj jashte tokesori per ti ngritur femijet ne qiell dhe ne i shikojme teksa fluturojne ne perendim.

Por kush e ka realizuar kete i pari?

Filmi italian i 1951 “Miracolo a Milano” i Vittorio De Sica mbaron me po te njejten skene: Personazhet e gjejne veten te rrethuar nga autoritetet dhe njeri perej tyre perdor magjine per ti ngritur te gjithe ne qiell dhe t’ja mbadhin (por kesaj radhe me fshese dhe jo me biçikleta).


0910

E di çfare po mendoni por jo nuk eshte se kapa nje film te rastesishem ku njerezit fluturojne ne qiell. “Miracolo a Milano” eshte nje nga filmat e preferuar te Spilbergut. Filmi flet per nje djale te cilit fantazma e nenes i jep nje pellumb magjike per te plotesuar deshirat e miqeve te tij te varfer ne qytetin e improvizuar me kasolle ku ai jetonte. Pellumbi me pas meret nga disa engjej duke bere qe personazhi dhe miqte e tij te flaken tutje nga kapitaliste te cilet duan token e pasur me nafte. Perveç kesaj pjesa tjeter eshte identike si E.T.

Nje tjeter ndryshim eshte se tek “Miracolo a Milano” personazhet nuk ulen serishte per ti dhene lamtumiren prekese mikut te tyre magjike, ata vazhdojne te fluturojne ne qiell si E.T por pa mbeshtetjen e anijeve aliene. Me pake fjale te gjithe ata njerez vdiqen nga te ftohtit ne hapsire sepse ata ikin vetem drejte si puna e Gonit 😀

11

Persa i perket skenes se fluturimit eshte pothuajse identike me te vetmin ndryshim biçikletat dhe çuditerisht filmi i meparshem dhe nga me te njohurit te De Sicas eshte i gjithi per biçikletat.

3. Apocalypse Now – The Ride of the Valkyries hyrja eshte mare nga The Birth of a Nation i 1915

12

Po te me pyesni te zgjedh nje nga skenat me epike te Apocalypse Now eshte e pa mundur sepse ka me qindra po nje nga skenat me mbreslenese eshte “Ride of the Valkyries” diku nga fillimi ku ushtria Amerikane hyn ne nje fshat vietnameze me helikoptera me nje muzike opera gjermane.

Nqs se keni idene per çfare po flas imagjinoni helikopteret amerikane teksa bombardojne fshatin me kolone zanore ne sfond da-da-ra-DA-da, da-da-ra-DA-da… Por perpara se te perdorej ne “Apocalypse Now” Ride of Valkyries nuk ishte akoma e njohur si pjese dramatike ushtarake. Per shumicen e njerezve muzika ishte me shume e lidhur me nje lepurush.

Bugs-bunny

Por kush e perdori i pari?

D.W Griffith ne 1915 ne filmin e tij “The Birth of the Nation” perdori te njejten muzike ne nje skene te ngjashme po me pak diferenca. Ne vend te ushtrise amerikane qe fluturonte neper fshat eshte Ku Klux Klan qe hyjn me kuaj.

1516

Ne filmin “The Birth of a Nation” ngjarjet zvillohen gjate luftes civile midis veriut dhe jugut te amerikes te cilet bashkohen per te mposhtur armikun e vertet: njerezit me ngjyre. Ne fund te filmit heronjte e Ku Klux Klan kalerojne drejt jugut te Kalifornise qe eshte e okupuar nga… ca te bardhe me surratin e ngjyrosur me te zeze me sa duket. 😀

17

Te gjithe personazhet negative ne kete film jane aktore te bardhe me surratin e njyrosur me te zeze. Perveç glorifikimit te Ku Klux Klan qe i behet ne kete film dhe pershkrimit te afro amerikaneve si kafshe ky film ka ne fakt vlera artistike sepse eshte pionier i levizjes se kameres dhe i prerjeve te shpejta te planeve influencen e te cilit mund ta shihni edhe sot ne mjafte filma.

Edhe pse Apocalypse Now nuk eshte egzaktesisht pro luftes se vietnamit me siguri ideja e Francis Ford Coppola ka qene te beje nje paralelizem midis Ku Klux Klan qe e mbanin veten si heronje kur ju drejtuan jugut te Amerikes dhe forcave amerikane qe bene te njejten gje duke ju drejtuar vjetnamit.

 

2. The Untouchables – Skena e shkalleve eshte e mare nga Battleship Potemkin e 1925

19

Eshte nje nga skenat qe te ngjalle me shume ankth ne historine e kinemase: Kevin Costner dhe skuadra e tij teksa presin ardhjen e Al Capones tek stacioni i trenit. Costner eshte duke ndihmuar nje grua te ngjis karrocen e foshnjes siper shkalleve por ne momentin qe shfaqen banda e Capones Costner e harron foshnjen dhe e leshon karrocen poshte shkalleve teksa nxhjer armen dhe fillon ti qelloj te gjithe nje nga nje duke mbrojtur mamane e femijes por pasi kupton qe karroca po iken poshte niset me vrap per ta shpetuar duke qelluar te gjithe rreth e rrotull saj.

20

Por kush e ka bere i pari?

Skena eshte pothuajse identike nga nje sekuence e filmit propagandistik pa ze rus “Battleship Potemkin” rreth 70 min propagande qe çdo student ishte i detyruar ta shikonte çdo fillim viti shkollor.

2223

Skenat jane pothuajse identike me te vetmin ndryshim qe ne “Battleship Potemkin” femija theret nga nje ushtar.

24

Kjo skene vleresohet aq shume saqe eshte perdorur ne mjafte filma si Brazil i Terry Gilliams

25

The Naked Gun 33 ⅓  pjesa me e bukur ketu eshte se O.J Simpson e shpeton femijen.

26

Madje edhe ne Star Wars: Revenge of the Sith. George Lucas eshte hera e dyte ne kete liste qe mer skena borxh nga filma me te vjeter 😀

27

 

1. The Shining – Jack teksa shqyen deren eshte e mare nga nje film horror pa ze.

28

Asnje moment tjere ne film nuk permbledh me mire tematiken e filmit sesa skena ku Jack Nicholson shqyen deren per te vrare familjen e tij. Sepata e Jack perfaqeson te gjitha inatet qe atij i akumulohen gjate ngjarjeve te filmit.

29

Por kush e ka bere i pari?

The Shining mer te gjitha ingredientet nga nje film suedez i 1921 qe titullohet The Phantom Carriage. Madje edhe skenaret jane te ngjashem: Te dy protagonistet jane baballare te alkolizuar nen influencen e disa focave te mbinatyrshme i detyrojne gate e tyre te kyçen ne nje dhome per te mbrojtur femijet.

3031

Ne “The Phantom Carriage” çifti ne fakt ka dy vajza te vogla ku njera çuditerisht duket se ka te njejtin stil flokesh si femija te “The Shining”.

32

Dhe perpara se ta thoni e di qe kjo skene nuk eshte ne librin e Stephen King. Madje ne liber arma e preferuar e Jack ishte rraketa e hokejt mbi bare (croquet) sepse me sa duke spaska gjetur rrakete tenisi. Me sa di une Kubrik asnjeher ska pranuar te kete pasur dijeni per filmin Suedez por po te konsiderosh qe i duhej informacion se çfare i ben bora dhe izolimi njeriut ska pse habitemi qe vjati e gjeti frymezimin ne Suedi. 😀