You are currently viewing Adobe Photoshop mbush 25 vjeç

Adobe Photoshop mbush 25 vjeç

Adobe Photoshop sapo mbushi 25 vjec. Gjate ketyre 25 vite qe nga krijimi i tij ka pesuar shume ndyshime rrenjesore. Ai ka qene dhe mbetet programi me i mire per te gjithe fotografet. Le ti hedhim nje sy te gjitha ndyshimeve qe ky program ka pesuar gjate gjithe ketyre viteve.

Kur e mendon 25 vjet eshte goxha kohe e gjate per nje software qe ti mbijetoj tregut boteror ku dalin softe cdo dite. Te mendosh qe kamera e pare digitale per konsumatoret Minolta RD-175 daton ne 1995, Adobe e kishte parashikuar kete me prezantimin e Photoshop qe ne 1990. Gjate viteve me pas ne 1994 shtoj “layers”, ne 1996 “actions” ne 2002 “healing brushes” dhe ne 2010 “content aware”. Midis ketyre permiresimeve pergjate ketyre viteve disa prej tyre u kthyen ne shume te domosdoshem per ambientet tona te punes duke forcuar edhe konkurencen qe te kopjoj dhe te adaptoj disa prej tyre. Por pervec risive keto 25 vjete Adobe Photoshop ka pasur edhe ndryshime vizuale, hidhini nje sy ketyre ndryshimeve pergjate nje cerekshekulli.

photoshop-kutit-pergjate-viteve

photoshop-ikonat-pergjate-viteve

photoshop-splash-screens-pergjate-viteve

photoshop-toolbars-pergjate-viteve

 

Nje Historik i Shkurt i Photoshop-it

Photoshop e ka fillesen e tij me Thomas Knoll ne 1987 dhe me programin e tij te imazhit te quajtur Display. Programi i tij Display ishte krijuar qe te shfaqte imazhe ne nje monitor bardhe e zi dhe shume shpejt ai kuptoj qe do kishte nje te ardhme per projektin e tij. Pasi u be ortak me vellain e tij John Knoll, Thomas dhe John filluan ti shtonin karakteristika Display-it qe te mundesonte procesimin e imazheve digitale. Si perfundim ky program terhoqi vemendjen e Adobe dhe te disa personave te tjere te industrise. Ne 1989 programi u licensua dhe u riemeruar Photoshop. Ne 1990 programi u perfundua dhe filloj te shitej.

Pergjate 25 viteve te ardhshme Photoshop do te printe epoken digitale te fotografise dhe do te behej programi me i suksesshem dhe me i perdorur nga fotografet ne te gjithe boten. Photoshopi vazhdoj te udheheq inovacionin dhe teknologjine edhe pse shume programe te tjera u munduan ta konkuronin por ashtu sic shfaqeshin edhe zhdukeshin me pas. 

 

Per te pasur nje ide me te detajuar te rrugetimit te Adobe Photoshop pergjate ketyre 25 vjeteve hidhini nje sy ketij posteri te krijuar per te festuar 25 vjetorin.

photoshop-25th-anniversary-timeline

Gezuar 25 vjetorin Photoshop, je dhe do te mbetesh programi yne i preferuar.

https://www.youtube.com/watch?v=QmYc1MNJaQc

N.q.s edhe ju keni ndonje histori tuajen personale me Photoshop gjate ketyre 25 vjeteve mund te na e tregoni ne komentet poshte.