Apple ka nxjere nje video per te festuar 30 vjetorin e Mac per te cilen kompania pohon se eshte xhiruar brenda nje dite teresisht me iPhone. 15 grupe xhirimi jane derguar neper bote ne 24 janar me qellimin qe te dokumentojne ” njerez te ndryshem teksa bejne gjera te pa para me produkte Apple”
Gjithsej Apple xhiroj rreth 70 ore video nga vende te ndryshme te cilat u derguan me pas ne kohe reale per post produksion ne Los Angeles ku regjisoret e projektit mund ti shikonin, te benin kerkesa ose te udhezonin kameramanet nepermjet FaceTime.
Te gjitha keto u edituan me pas per te bere spotin me nje Mac sigurisht. Apple deklaroje se “fale fuqise se Mac dhe inovacionit qe ai ka frymezuar diçka per te cilen do te duheshim muaj te realizohej u realizua ne pak dite.” Kjo nuk eshte diçka qe mund te ralizohet nga çdokush edhe vete Apple e pranon qe paisje te tjera te posaçme u perdoren gjate xhirimeve siç mund te shihet nga fotot me poshte.
E gjithe kjo u be e mundur edhe fale talentit te regjisorit Jake Scott i biri i te famshmit regjisor Hollywood-ian Ridley Scott dhe 21 video editoreve.
“Qe nga fillimi e deri ne fund çdo gje ne rezlizimin e kesaj video u be e mundur nga inovacioni qe lidhet drejte persedrejti me shpikjen e Machintosh-it te pare ne 1984” ka deklaruar Apple.
Per tu vene re eshte gjithashtu vendimi i Apple per mos e trasmetuar kete video te djelen ne darke gjate Super Bowl duke kursyer miliona dollare ne marketing por per ta nxjere te henen ne mengjes ne web sitin e tyre ku mund te gjeni edhe me shume info rreth projektit.