You are currently viewing Çfare diference ka midis formateve video dhe ke duhet te perdore?

Çfare diference ka midis formateve video dhe ke duhet te perdore?

Bota e formateve video eshte goxha e ngaterruar por ka vetem disa gjera qe ju duhet te dini.
E para eshte e rendesishme qe te kuptoni se nje format video eshte me shume sesa nje prapashtese fajli. Prapashtesa si AVI ne fakte nuk jane kodek por konteniere.

Nje konteriere eshte nje format fajli qe mund te permbaje kodek te ndryshem si DivX ose  x264 per te kompresuar nje video standarte si MPEG-4 ose H.264 ne nje formate me te vogel per te kursyer hapsire hard disku. Ja se cfare duhet te dini persa i perkete kodekeve dhe konteniereve.

Çfare eshte nje Kodek?

Shumica e videove qe ju shikoni jane te kompresuara qe do te thote eshte ndryshuar per te zene me pake hapsire ne kompjuter. Pershembull nje Blu-Ray disk normal zakonishte ze nga 30 deri ne 50GB hapsire qe eshte shume per nje persone qe ta shkarkoje ose ta kopjoje ne hard disk. Keshtu qe ne i kompresojme filmat per ti bere me te menaxhueshem dhe zakonisht me pak humbje ne kualitet.

Nje kodek kompreson dhe çkompreson te dhena. Interpretone fajlin video dhe vendos se si ta shfaqi ne ekran. Kompjuteri juaj vjen me shume kodek te para instaluar por ju gjithashtu mund te instaloni paketa me kodek ose programe me kodek te intergura si VLC ( te cilin une preferoje)

Disa nga paketat me kodek qe mund te shkarkoni jane:

  • FFmpeg (qe perfshine formate si MPEG-2 qe eshte formati ne te cilin ruhen DVD-t dhe MPEG-4 qe eshte formati i perdorur nga Apple ne iTunes store)
  • DivX, qe funksionon me disa tipe MPEG-4 dhe ka qene shume i perdorur per te konvertuar DVD-t ne epoken para videove HD.
  • XviD, versioni open source i DivX, shume popullore mes pirateve te filmave.
  • x264, i cili kompreson H.264 (Gjithashtu i njohur si MPEG-4 AVC) dhe eshte shume i perdorur per videot HD.

 

Ka shume kodek te ndryshem dhe mund te behet nje lemsh i vertet me gjithe standartet e MPEG por ne ditet e sotme juve ju nevojiten vetem disa per te cilet do flas me poshte.

 Çfare eshte nje konteniere?

Nje konteniere eshte thjeshte nje grumbull fajlesh. Zakonishte nje konteniere perbehet nga kodek video dhe kodek audio por mund te kete edhe titra. Kontenieret ju lejojne qe te zgjidhni nje kodek per video dhe nje tjeter per audion qe eshte gje e mire sepse pershembull mund te kompresoni videon ndersa per audion te zgjidhni nje format me kualitet  te larte si DTS ose nqs doni te kurseni hapsire MP3 me pak fjale ju jep me shume kontroll ne konvertimin e videove.

Kontenieret me te perdorshem jane:

  • AVI
  • Motroska (qe perdor prapashtesen MKV)
  • MP4 ( qe eshte bere shume popullor nga Apple ne iTunes store. Ky lloj kontenieri mund te vi edhe me prapashtese M4V qe eshte e njejta gje)
  • MOV ( qe eshte i krijuar nga Apple)

 

Diferenca midis konteniereve nuk eshte vetem te kodeket qe suporton por edhe tek gjerat e tjera si titrat dhe kapitujt. Ne ditet e sotme MKV eshte nje nga kontenieret me popullore sepse suporton gati te gjithe kodeket egzistent si dhe shume gjera te tjera extra plus dhe eshte open source.

Ke duhet te perdore?

Ne ditet e sotme nqs kerkoni per video ne web ju do te ndesheni vetem me disa kodek dhe konteniere. DivX dhe XviD jane shume popullore per videot me resolucion standart dhe per konvertimin e DVD-ve por qe jane te vjeter keshtu qe une nuk do ti perdorja per te konvertuar DVD-t e mija. Nqs doni kualitetin me te mire video perdorni si kodek H.264 ose nqs nuk ju intereson aq shume kualiteti perdorni MPEG-4 qe kompreson edhe me shpejte.

Ndersa persa i perket konteniereve si MKV edhe MP4 suportojne kodekun me kualitet te larte H.264 por zakonishte une preferoje MKV-n sepse ka me shume gjera extra si audio me kualitet te larte dhe gjithashtu eshte open source.

Ana negative e MKV-s eshte qe nuk suportohet nga shume paisje keshtu qe nqs kete video do e perdorni ne iPhone, iPad, Apple TV, ose Xbox 360 pershembull duhet te zgjidhni formatin me te suportuar MP4.Ndersa nqs videon do e shikoni ne kompjuterin tuaj me VLC, PotPlayer, XBMC ose ndonje tjeter video player qe suporton MKV, ateher MKV eshte zgjedhja e duhur.

Keto jane goxha informacione ne pak paragrafe por sic e thashe ne fillim sado konfuze te jete bota e videove me gjithe keta kodek dhe kontenier te rinje dhe te vjeteruar juve ju duhet te fokusoheni vetem tek disa.