You are currently viewing Disa Fakte rreth Game of Thrones

Disa Fakte rreth Game of Thrones

Game of Thronës ka mbyllur sezonin e tij të pest dhe në pritje të sezonit të gjasht dhe të librit të fundit të George R. R. Martin i cili duhet të dal në fillim të 2016 këto janë disa fakte interesante që kam mbledhur për fansat e Game of Throne.

Për të gjithë ata që nuk e kanë parë serialin deri në sezonin e pest ose nuk kane lexuar librat nuk ju këshilloj ta lexoni pasi ky material tregon pjes kyçe nga ngjarjet (spoiler) që mund t’ju prishi pritshmërin kshq vendosni vet nëse doni ta lexoni apo jo.

1.Sansa adoptoj ujkun e saj Lady

sansa-lady

Sophie turner që luan Sansa Stark ka adoptuar qenin që luar rolin e ujkut Lady pasi Mbreti Joffrey e vret gjatë një episodi të serialit. “Kur u rrita kisha qef të mbaja një qen”- ka deklaruar ajo “por prindërit e mi nuk doni. Duke luajtur në këtë serial rash në dashuri me qenin që luan rolin e ujkut Lady që është shoqërues i personazhit tim dhe e adoptova kur përfunduan xhirimet”. Ajo e quajti qenin Zunni.

2.Lufta e trëndafilave për pasardhësin në pushtet e 1400-tës ka frymëzuar historin.

lufta_t

Monarket gjatë asaj kohe preferonin të çiftoheshin brënda rracës për të ruajtur tashgimin e pastër të gjakut. Duke parë se çfarë ndodh me Targaryan dhe me Jaime dhe Cersei Lanister duket se nga është marë frymëzimi. Edhe pse George R. R. Martin thotë që ngjarje e asaj lufte e kanë tërhequr gjithmon nuk ka ngjashmëri mes personazheve por fansat nuk jan shumë të bindur.

3.Harry Lloyd (Viserys Targaryen) është stër-stër-stër-stër nipi i Charles Dickens

Viserys

4.Muri i Madh është frymëzuar nga muri Romak Hadrian ndërtuar në provincën romake të Britanis

Wall

George R. R. Martin e vizitoj murin në 1981 dhe ju kujtua kur krijoj murin e madh prej akulli 700 këmbë që mbron shtat mbretërit. Sigurisht është shprehur ai që në fantazia gjërat jan me ngjyra të çelura dhe shumë her më të medha se në jetën reale kështu që muri im është më i madh, më i gjatë dhemë i magjishëm. Dhe sigurisht që përtej tij duhet të ket më tepër sesa thjesh skocez.

5. Hodor në jetën reale është DJ

Hodor

Kristian Nairn ishte një DJ me kohë të plot përpara se të bëhej pjes e kastit të Game of Thrones si gjigandi Hodor.

6. Gruaja e Robb Stak është mbesa e Charlie Chaplin

Talisa

Ju kujtohet Talisa Maegyr, nusja e Robb Stark në sezonin e tret. Po ti kishit parë me vëmendje kreditet në fund do të kishit lexuar që ajo quhet Oona Chaplin dhe nuk është një rastësi është vërtet mbesa e aktorit dhe regjisorit të famshëm Charlie Chaplin dhe e bija e aktores Geraldine Chaplin.

Po të gjithë do ta mbajnë ment si nusja e Robb Stark për shkark të fatit që pati personazi i saj gjatë “The Red Wedding” versioni televiziv i së cilit u paraqit me i tëmershme seç është në fakt në libër.

7.Femija që luan Jojen Reed në fakt nuk është fëmij aji është 23 vjeç

Jojen

Në libër Jojen Reed fëmija i çuditshëm që njef Bran më mirë seç Bran njeh vetveten është 13 vjeç. Tani është ok për krijuesit e serialit që të ndryshojnë gjërat kur i adaptojn për një format tjetër. Psh Robb Stark në libër është 16 vjeç ndërsa aktori që e luan Richard Madden është 27. Por Madden duket 27 dhe mosha i shkon për serialit televiziv kur luan Robb.

Ndërsa Jojen Reed duhet të jet fëmijë që të lidhet me Bran kështu që ju do të mendoni se ata do të gjenin një aktorë të ri? Jo tamam Thomas Brodie-Sangster është 23 vjeç dhe do të jet 25 në fund të sezonit të pest.

23 është goxha i rritur dhe është e pa besueshme si ai duket si një 12 vjeçar. Herën tjetër që do të shikoni Jojen Bossing (Bran) dhe Thomas Brodie-Sangster (Jojen Reed) duhet të dini që të dy kanë 9 vjet diferenc në mosh.

8. George R. R. Martin i ka treguar HBO se si përfundon historia në rast se ndodh ndonjë e papritur

George-Martin

Frika më e madhe e çdo fansi të Game of Thrones është mundësia e vdekjes së George R. R. Martin përpara se ai të mbaroj librin. Është e vështirë ta imagjinosh por e vërteta është që si dihet se çfar mund të ndodh dhe se dimri mund të vi më shpejt se çe mendojmë.

E vetmja gjë që dimë për librin e ardhshëm dhe të fundit “The Wind of Winter” është se duhet të dal në fillim të 2016 dhe se janë dashur rreth 5 vjet për ta mbaruar. Duke qënë se George R. R. Martin është 65 vjeç nuk është çudi që fansat jan pak të shqetësuar. Por mund të flen të qetë pasi George R. R. Martin ja ka treguar shkrimtarëve të serialit D.B Weiss dhe David Benioff se si mbaron pakashum historia.

9. Producentët i kërkuan Shoqatës së krijimit të gjuhëve të krijonte gjuhën Dothraki

Dothraki

Gjuhëtari David Peterson filloj me krijim e kulturës Dothraki dhe krijoj gati 2.000 fjalë akoma pa përfunduar leximin e skriptit të sezonit të parë.

10. Cersei Lannister ishte në vështirësi financiare

cersei

Kur një serial është aq i famshëm saç është Game of Thrones të gjithë mendojn se ata që marin pjes në të janë super të pasur. Nuk është gjithmon kështu si në rastin e një nga aktoreve kryesore Lena Heady ku të gjithë u shokuan kur dëgjua që në prill të 2013 gjatë sezonit të tret në një intervist ku ajo shprehej që kishte më pak se 5$ në llogarin bankare.

Si një nga personazhet kryesor të këtij seriali të dëgjosh këtë është shumë befasuese por edhe yjet hollivudiane duhet të përballen më gjërat e përditshme si divorci, taksat të rrisësh dy fëmijë etj. Kjo ishte egzaktësisht situata ku u gjend Heady pas divorcit me Peter Loughran që i boshatisi llogarinë dhe e bëri të jetonte me borxh nga kartat e kreditit

Për fat të mirë për Heady gjërat shkuan më së miri dhe sapo ka blerë një shtëpi në Kaliforni për pak më shumë se pesë dollar… 790.000 $ egzaktësisht.

11.Joffrey mund të heqi dor nga aktrimi përgjithmon

Joffrey

Tani ky është momenti i mirë për të mos vazhduar më leximin nqs nuk keni parë episodein  dytë të sezonit të katërt “The Lion and The Rose”

Kur Jack Gleeson luajti Joffrey Baratheon ai mori një letër falenderimi nga George R. R. Martin “Urime për performancën e të shkëlqyer, të gjithë të kan inat tani.” Dhe ska pikë dyshimi që Joffrey është një nga personazhet më të urryer në historin e televizionit. Sa herë që ai dilte në ekran të gjithë donin ta mbysnin.

Të gjithë kreditet i shkojnë Jack Gleeson që e portretizoj djalin mbret të çmendur dhe të pa mëshirshëm në mënyrë perfekte. Por meqënëse personazhi Joffrey papritur pësoj vdekjen e shumë pritur nga fansat në episodin e dytë të sezonit të katërt shanse që të shikojmë Gleeson të aktroj sërisht janë shumë të vogla.

21 vjeçari vendosi të tërhiqet dhe ka më shumë se një arsye

Urrejtja e frymëzuar nga personazhi Joffrey i ka bërë që aktorit të ngacmohet rrugës nga shumë persona të pa njohur. Edhe pse ai nuk është bërë pishman që ka luajtur këtë rol e gjithë kjo i ka shërbyer për të ndyshuar medje nëse do të jet i famshëm dhe mungesës së privatsis që sjell. Po tjetër? Gleeson në fakt është një humanist i madh dhe do ti kushtoj më shumë kohë organizatës së bamirësis GOAL për të ndihmuar të tjerët. Ai gjithashtu edhe studion dhe do ti kushtojë më shumë kohë studimeve të tij.

Nqs edhe ju keni fakte të tjera rreth Game of Thrones që doni ti shtoni mund të lini një koment posht.