You are currently viewing Efektet Vizuale të Star Wars The Force Awakens

Efektet Vizuale të Star Wars The Force Awakens

Stafi i Star Wars The Force Awakens ka bërë goxha punë për të përdorur sa më shumë efekte vizuale praktikë pas kritikave që patën tre serit e fundit për një mbingarkesë me efekte vizuale dixhitale.

Por ama mos u gënjeni kot sepse filmi është i mbushur plot me efekte vizuale dixhitale. Supervizori i efekte vizuale të filmit Roger Guyett ka deklaruar se 2100 plane nga 2500 që ka gjithsej filmi kanë nga një efekt vizual dixhital. Me afrimin e natës së çmimeve Oscar është normale që video të tilla të përfundojnë online ku ne mund të shikojmë më saktë se si u realizuan këto efekte.

Pjesa me e madhe e videos përqëndrohet tek Jakku dhe disa dyluftime ajrore që janë mahnitëse por pjesa më interesante është se si u krijua personazhi Maz Kanata i luajtur nga Lupita Nyong’o. Ne kemi parë motion capture më parë por deformi i imazhit të Nyong’o për të krijuar pamjen e veçantë të Kanatas është vërtet mahnitës.

Në një intervistë për FXGuide ekipi i ILM që ka punuar për efektet vizuale të filmit ka shpjeguar proçesin e realizimit të personazhit Maz Kanata. Andy Serkis që luan liderin suprem Snoke ndihmoi Nyong’o që të ndihej rehat me kostumin e motion capture në mënyrë që teknologjia mos të pengonte performancën e saj.