You are currently viewing Fotografia Eshte Art Nuk Ka Rregulla

Fotografia Eshte Art Nuk Ka Rregulla

Sa here qe une vete apo dikush tjeter poston nje foto online te qellon shpesh te lexosh komente kritike nga njerez te njohur ose te pa njohur. Por nje gje eshte e sigurt sa here postoj nje foto ku kompozimi apo ngjyrat apo dicka ne foto ka nje element arti dixhital  dikush do ofendohet gjithmone. Kjo eshte komplet qesharake edhe duhet ti japim fund nqs duam qe fotografia te heci perpara.

Ndryshe nga çfare mendojne disa, fotografia nuk ka kufije. Ne jemi artiste dhe ndjekim ate qe na sygjerojne syte edhe mendja jone. Te bashkosh element te ndryshem ne nje foto te vetme artistike nuk e ben fotografine me te dobet. Siç nuk e bejne ngjyrat e theksuara, djegiet ekstreme apo ndryshime te tjera qe fotografi i ka imagjinuar ne vepren perfundimtare. Por eshte e kunderta keto ndryshime e bejne fotografin me te bukur, me te veçant edhe e legjitimojne me shume si nje forme arti.

Nga ana tjeter ka nga ata qe mendojne qe fotografia perfekte eshte ashtu sic del nga kamera ose siç i thone #nofilter. Qe do te thote ti besosh vendimit te disa inxhiniereve ne Japoni se si duhet te jete fotoja jote perfundimtare sesa vizionit tend si fotograf gje qe eshte qesharake.

Te gjitha keto kritika kane nje gje te perbashket te gjitha jane rregulla. Rregulla qe me se shumti jane te vendosur nga audienca sesa nga vet artistet. Kjo nuk do te thote qe ju nuk mund te shprehni mendimin tuaj se ngjyrat jane teper te theksuara ose kompozimi eshte jashte shijeve tuaja por duhet te jete ne kufirin e vetedijes qe fotografi nuk e krijoj kete imazh per ju. Fotografia eshte diçka personale qe ne vendosim ta ndajme me te tjeret.