You are currently viewing Nje Leica e vecante dizenjuar nga shefi i dizajnit te Apple Jony Ive

Nje Leica e vecante dizenjuar nga shefi i dizajnit te Apple Jony Ive

Kjo kamer e bukur Leica eshte e dizenjuar pjeserisht nga shefi i dizajneri te Apple Jony Ive.

Eshte rast i rralle qe shefi i dizajnit te Apple Jony Ive te dizenjoj dicka qe nuk ka logon e kompanise ku ai punon, por ai e ka bere kete per nje ankand bamiresie duke punuar se bashku me nje nga dizenjuesit industrial me te famshem Marc Newson per te dizenjuar nje version te vecante te kameres Leica M. Ky version i vecante i Leica M pritet te shitet diku nga 500.000 $ – 750.000 $ ne nje ankand ne Sothebay dhe te ardhura do te shkojne per (RED) nje shoqate bamiresie e themeluar nga Bono qe ndihmon ne luften kunder HIV dhe AIDS. Bashkepunimi midis dizenjuesve dhe shoqates u be i ditur nje vit me pare.

Leica ka deklaruar se kamera e njohur si Leica M per (RED) ka nje trup alumini e gdhendur me lazer. Gjithashtu ka deklaruar se Jony Ive dhe Marc Newson kane punuar per 85 dite dhe kane krijuar rreth 500 modele derisa dolen me modelin perfundimtar.

Jo se specifikimet kane shume rendesi por ne qofte se ju interesojne kamera ka po te njejtin proçesor full-frame CMOS 24 megapixel si versioni standart i Leica M 7.000 $ bashke me nje lente 50mm f/2.

Kompania Gjermane icon e kamerave Leica nuk eshte se nuk mbahet per dizajnin e bukur te kamerave te saj qe i reziston kohes. Apple eshte inspiruar nder vite nga dizajni i tyre saqe edhe Steve Jobs e ka krahasuar iPhone 4 me keto kamera. Duke thene ne skene ne 2010 “ Eshte i bukur si nje model i vjeter kamere Leica”

EarPods

Gjithashtu dyshja e dizenjuesve ka punuar dhe ne nje model tavoline zyre te Neal Feay Studio, nje grand piano Steinway & Sons Parlor, ne personalizimin e nje Range Rover te 2012 dhe te nje pale kufjeje Apple EarPods floriri. Disa objekte te tjera te perzgjedhur nga te dy dizenjuesit perfshin nje kostum hapsinor Rus dhe nje ore Jaeger-LeCoultre Atmos “561”.

Te gjitha keto sende do te shiten ne nje ankand qe do te mbahet me 23 nentore ne New York.