You are currently viewing Menyra më e mirë për të bërë “Selfie”

Menyra më e mirë për të bërë “Selfie”

Koncepti i “selfie” – një foto e subjektit e bërë nga vetë subjekti (ose me thjeshtë foto që i bëni vetes) nuk është ndonjë gjë e re, megjithatë me daljen e telefonave me kamer ballore dhe rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale është rritur popullariteti i këtyre lloj fotografive. Dhe siç mund ta keni parë “selfi” i Ellen Degeneres që beri me disa aktor të famshëm gjatë mbrëmjes së Oscar theu rekordin e retweet-it më të madhë në histori.

Ellen Degeneres selfie at the Oscars

Një studim tre vjeçare i Universiteti të Birmingamit në Angli dhe i Universitetit te Edimburgut studjoj se si shiheshin këto foto që i bën vetes nga miqtë dhe kolegët e tu dhe doli me konkluzionin që pakashumë i përmbledhur është ky:

“…në qoftë se një foto flet sa për një mijë fjale, ashtu si edhe në jetën reale njerëzit që nuk pushojnë se foluri për veteveten e kanë të vështire që të kenë simpatinë e të tjerëve.”

Shumica prej nesh mund ta ket provuar ketë eksperiencë në facebook, instagram ose twitter (une vet po njëher) ku është gjithmon një shokë apo shoqe që vazhdimisht poston foto të vetes “selfie” që në plot raste sidomos kur janë femra kanë të famshmen “duck face” ose surrat pate që quhet (per ata që se dinë është foto ku mblledhin buzët se ju duket sexy dhe ka formen e sqepit te patës) dhe ju acaron vazhdimisht.

duck_f

Po pse e bejnë në vazhdimësi këtë? Ka të beje me vetëstimën, ju pëlqën përgjigja e menjëhershme, “Liket” ose “Zemrat” në rrjetet sociale riforcojnë deshirën për të berë një “selfie” tjetër dhe cikli vazhdon.

Per sa kohe jemi të vetëdijshëm për pasojat ka menyra për të bërë foto sa më të bukura “selfie” (dhe e di që “mënyra më e mirë për të bërë foto selfie” është fraza me idiote që kam shkruar ndonjëhër po ca ti bej nga halli te pakten ti tregoje si bëhen më mirë) 😀

 1 – Kamera ballore s’bën dy leke.

Sa do të përparojë teknologjia kamera ballore e cel ka gjithmon një cilësi shumë herë më inferiore se ajo e pasme. Po të shikojmë disa personazhe te famshem si Jessica Alba psh bejne “selfie” me kamerën e pasme dhe ky nuk është një gabim i momentit por është një zgjedhje e zgjuar për të përmirësuar kualitetin. Kamera e pasme e cel 12 MP është shumë herë më superiore në kulitet sesa kamera juaj ballore që zakonisht nuk është as 2 apo 5MP.

Ndërsa kamera e pasme e cel krijon imazhe më të qarta më të bukura dhe me një ndriçim të sakt ajo ballore krijon foto të errëta me miza. Gjithashtu pamundësia ë të parit të vetes krijon një element surprize. Bërja ë nje foto më spontane është gjithmonë më e pëlqyeshme sesa një foto e inskenuar.

2 – Beje me pak humor

Një gjë që mund të heq cinizmin nga një foto “selfie” është bërja e saj me pak humor. Këtu mund të jetë çdo gjë që nga berja e fotos me maska gazmore në karnavale, festa ose qëndrimi në mes të shiut në situata të çuditeshme etj. Sekreti është të mos bëni “selfie” ku jeni shumë serioz.

Po nuk është e thenë që të bëni gjithmon si idiot për të bërë një “selfie”. Ndonjehër ka diçka interesante që po ndodh ne sfond dhe ju doni të tregoni që unë jam këtu duke bërë këtë gjë në këtë moment por kjo pastaj mund të perceptohet në mënyra të ndryshme nga miqt e tu dhe mund ta marin edhe si mëndjemadhësi kështu që është thike me dy presa mereni vete parasysh.

3 – Mashtro një çikë

Është e vështirë për tu bërë por është e mundur. Bëj sikur dikush tjeter po të bën foton. A quhet si “selfie” pastaj? Jo nuk quhet. Ju merni të gjitha përfitimet e një “selfie” por pa u dukur që po vdisni për vëmëndje, është thjesh një foto e bukur e juaja. Kjo mund të arrihet me pak praktike por sekreti është të mos shikoni asnjëhër direkt në kamera. Ju thjesht u kapet në një moment nuk është se po e inskenoni këtë foto fare 😀 Ju mund te përdorni shkrepjen me kohe të cel nqs s’doni të beni pozicione Yoga për të gjetur këndin e duhur. 😀

Selfie është një diskutim i nxehtë, këto kohet e fundit mund te lexoni plot artikuj edhe në mediat të famshme. Ka dyshime nëse këto lloj fotosh do të kenë përhapje të gjerë apo jo, por bëjmë mirë që të jemi të vetë dijshëm dhe të kemi informacionin e nevojshëm që bërja e fotove të vazhdueshme vetes ka në të vërtët një efekt negative në mardhëniet tuaja shoqerore. Po hej ky ndriçimi i perëndimit qënka i bukur dhe na duhet nje foto e re profili kështu që… 😀

P.S: Po ju përshëndes me hitin e fundit i frymezuar nga selfie 😉