You are currently viewing Sa Klishe Jane Fotot Tuaja

Sa Klishe Jane Fotot Tuaja

Sa here qe shikoj foto ne instagram edhe ne facebook te miqeve te mi ose edhe te njerezve qe ndjek me vjen per te qeshur kur postojn diçka edhe mendojne se kane realizuar diçka unike.

Edhe une qe kam vite qe merem me kete pune nuk mendoj se kam foto unike mund te jete ndonje por ne shumicen e rasteve jam i sigur qe edhe nese une mendoj se eshte unike me siguri mund te gjesh qe dikush ne bote e ka bere me pare.

Nuk them se eshte gje e keqe sepse diku do frymezohesh deri sa te gjesh stilin tend qe edhe nese nje foto eshte e ngjashme e ka diçka te veçante. Por ama jane disa foto qe jane aq klishe saqe mund te shikosh ndonjeher edhe tre kater njesoj rresht nga njerez te ndryshem.

Madje ka edhe nga ata sidomos goca qe po ti shikosh profilin kane te njejtin selfi ne te njejtin kende edhe pozicion ne te gjitha fotot saqe duket si e njejta foto vetem me sfonde te ndryshme njeher ne lokal, njeher ne shtepi, ndonjeher ne ndonje vend tjeter, para pasqyres etj.

Eshte komplet budallik me mire dil ne rruge edhe beja njerezve me dore aman me shiko mua sa e bukur jam, shiko sa bukur i kam bere floket shiko si i kam lyer thonjte, shiko ca gjoksi kam, shiko ca vithesh kam etj. qe ne internet i quajne “attention freak” qe do te thote njerez te pa sigurte ne vetvete qe vdesin te jene ne qender te vemendjes dhe po smoren like dhe konfirmime te bukuris se tyre behen keq.

Muzikanti edhe artisti Hiérophante ka realizuar nje video me imazhe te mara nga webi per te vertetuar se sa klishe dhe jo origjinale jane fotot qe njerezit hedhin çdo dite ne internet.

Une shfrytezova tendencen tone per te qene jo origjinal ne rrjetet sociale per te realizuar kete animim. – ka deklaruar ai. E gjithe video qe nga Imazhet dhe editimi jane realizuar te gjitha me dore dhe jo me ndonje program animimi automatike.

Video ka bashkangjitur se bashku te gjitha llojet e fotove qe ne shikojme perdite si #Selfie, #PeaceSign, #HotdogLegs, #Nails, #FollowMeTo etj.

Dhe po me te njejten tematike qe ne nuk jemi unike si kristalet e debores John Koenig pershkruan te verteten e hidhur qe çdo gje eshte bere me pare ne videon me titullin Vemödalen.

Vemödalen – eshte ndjesia e zgenjimit kur bene nje foto te bukur edhe e di qe ka me mijera te tilla identike si i njejti perendim, e njejta ujvare, i njejti hark vithesh, i njejti plan i ngusht syri –  gje qe e kthen nje objekt unik ne diçka te rendomte edhe te zakonshme.

Lajmi i mire eshte se kur jemi ne dijeni te ketyre klisheve qe na rrethojne ne mund te gjejme menyra te dalim nga ky rreth vicioz dhe te mendojme jashte korrnizave.

Tani eshte radha juaj te na tregoni sa klishe jane foto tuaja apo te miqve tuaj tek komentet poshte.