You are currently viewing Shqiperia skandali i Eurovision 2014

Shqiperia skandali i Eurovision 2014

Si çdo vit Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision” me këngën fituese të festivalit të RTSH. Këtë vit fituese e edicionit të 52 u shpall këngëtarja Hersi Matmuja me këngën “Zemërimi i një nate”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe kompozim të Genti Lakos.

Si çdo vit RTSH ka një fond të caktuar që jepet për riregjistrim dhe masterizim më të mirë të këngës, gjë, që zakonisht, bëhet nëpër studiot e huaja. Gjithashtu ka edhe një fond për realizimin e një klipi për këngën përfaqësuese. Po të shikojmë klipet që janë realizuar gjithë keto vite për këngët përfaqësuese në Eurovision, shumë pak prej tyre janë klipe cilësore, pjesa tjetër lë shumë për të dëshiruar.

Klipi në vëtvetë duhet të jetë në radhë të parë, një prezantim i këngës dhe këngëtares, e jo i flamujve, shqiponjave, fushave, detit, maleve e kështjellave të Shqipërisë, siç i shohim përvit. Ok, klipi mund të jetë promovues i Shqipërisë, por jo ta ketë qëllim në vetvete shpalosjen e natyrës shqiptare, pa pike lidhje me këngën dhe fabulën e saj. Kështu duket si spot turizmi e jo si klip muzikor.

Këtë vit realizimin e klipit e mori përsipër RTSH dhe caktoi si regjisor Petri Bozon (jo se kam ndonjë gjë me të por nuk është se është shquar ndonjëherë për klipe muzikore, sesa për realizimin e konkurseve të bukurisë, po nejse). Pa dashur të paragjykoj askënd, mezi po prisja që të dilte produkti përfundimtar, edhe pse kisha dyshimet e mija për cilësinë e tij. Ja tek erdhi produkti përfundimtar, që më la pa fjalë. Për të gjithë ata që s`e kanë parë, më mirë mos e shikoni fare.

Disa prej jush, që nuk punojnë me video – produksion mund të thonë: Ok, nuk është nga më të mirët, por duket i pranueshëm si klip, sepse ka imazhe ajrore të bukura bla bla bla… por duhet t’ju kujtoj se kënga titullohet “Zëmërimi i një nate” dhe fabula e saj është: “Mos merr vendime të çastit, për të cilat me vonë mund të pendohesh, por mendoje më gjatë, arsyeto më pak fjalë”. Atëhere,  le ta analizojmë videon dhe të shikojmë a ndërroni mendim.

1-Klipi fillon me një pamje ajrore dhe ca re a mjegull. S`e di cfarë mendimi kanë pasur kur i kanë shtuar ato në postproduksion, por jane pa pikë lidhjeje dhe duken shëmtuar. Por jam i sigurt që kan shkuar me  mendjen “t`i  fusim një efekt, se duket bukur” 😉 .

v_001

2 – Klipi vazhdon me Hersin, që zgjohet në një lagune, me ca rrecka veshur dhe me një efekt “star glow” si videot e viteve `90.

v_002

3 – Klipi vazhdon me Hersin që ecën nëpër ca duna rëre dhe shkrihet majtas djadhtas me imazhin e vetë, (përsëri stil i viteve `90).

v_003

4 –  Vazhdojnë shkrirjet dhe vrapimet nëpër rërë se s`kemi çfarë të bejmë… 😀

v_004

5 – Kalojmë në një plan “bird view”, kot se është bukur.

v_005

6 – Dhe, meqënëse po vazhdojmë me shkrirjet, i fusim edhe Alket Islamin në mes, se e ka parashuten me shqiponjë dhe po pate shqiponjë duhet të dalësh në klip se s`bën! Ose  për të treguar “how to”, si të xhirojmë video nga ajri me GoPro, ec e merre vesh! (pyesni Petrin).

v_006

7 – Nga deti kalojmë te Hersi që po ecen me biçikletë në pyll, me një pamje pak jashtë fokusit, ndërkohe mund të shijoni edhe plehrat rrugës.

v_007

8 – Pastaj si mund të mungonte Hersi te pedonalja e Tiranës!!!???.

v_008

9 – Dhe, ndërkohe që vazhdojmë xhirot me biçikletë, dalim në një rrugë fshati diku ec e mere vesh.

v_009

10 – Më pas “fap”, kishim që kishim kalë aty, e hipim edhe në kalë dhe dalim prap në det.

v_010

11 – Dhe si mund të mungonin lulet e famshme të TVSH-së!!! Gjithsesi, nga kali dolëm në lendinë dhe, tani, meqë kali ha bar, i fusim një plan lulesh. 😀

v_011

12 – Nga lëndina kalojmë përsëri në det dhe na del edhe Alketi, pa dashje në sfond.

v_012

13 – Dhe dalim përsëri në lëndinë me nje prozhektor në sfond, që s`kishin kohë ta spostonin, për mos të folur pastaj për kompozimin, po lëre.

v_013

14 – S`kishte sesi të mungonte edhe plani ajror me re fallco në lëndinë.

v_014

15 – Më pas, si nga hiçi, na shaqet edhe një kitarist në rërë, me plane që shkrihen.

v_015

16 – Ketu në mes na del edhe një plan zogjsh, pa pikë lidhjeje, meqënëse po kalonin aty.

v_016

17 – Pas gjithë atyre planeve kalojmë në garazhin e një pallati, me kitaristin, i cili tani  ka veshur një pelerinë dhe Hersin, që e godet se, mesa duket kështu na qënka “Zëmërimi i një nate”.

v_017

18 – Këtu pastaj është pjesa më e bukur ku kalojmë sërisht jashtë dhe bëjm zoom të shpejt një zog, një çift nga liqeni, që s`e ka mendjen (Do Zoti s`i ka pare mami në tv!),  një vajze për qejf të vet dhe syrin e një kali.

v_018

v_019

v_020

v_021

19 – Kalojme përsëri në garazh, me ca hedhje lart e poshtë, dhe me një plan, ku ca djem i hedhin tymin në surrat Hersit.

v_024

20 – Vazhdojnë xhirot në pyll me biçikletë dhe me një plan jasht fokusit.

v_025

21 – Dhe nga biçikleta “ta tarataaa” na del një çun mbi kale, me siguri pronari i kalit.

v_026

22 – Dhe, si përfundim, i fusim edhe një plan nga lart dhe e mbyllim.

v_027

Tani nqs ju më jepni një shpjegim të gjithë ketij klipi, unë jam gati ta dëgjoj, por, sipas meje e gjitha kjo është tërësisht një idiotizëm, që s`ka pike lidhjeje, jo më këngën, (iu rikujtoj është “Zëmërimi i një nate”), por as me promovimin e Shqipërisë! E vetmja gjë qe bën kjo video është: Na prish, e jo na ndreq imazhin nëpër botë.

Nuk e di a e ka dëgjuar ndonjëhere këngën apo e ka kuptuar fabulën regisori para se të bente këtë klip, por, mesa duket, jo. Më vjen keq për Hersin sepse kënga është e bukur, por s`besoj se ka faj, se janë drejtuesit e RTSH që vendosin për këto idiotësira.

Justifikimi i tyre ka për të qënë si gjithmone që s`kemi fonde, por nuk është aspak e vërtetë! Klipi ka pasur fondet e mjaftueshme për të realizuar një klip normal në Shqipëri. Zakonisht, të pa aftit ankohen për fonde se ata që kane ide i realizojnë edhe pa gje fare, siç është provuar në mjaft raste. Po nejse, ky është mendimi im personal, ju mund të keni mendim tjetër… Shikojeni e vlerësojeni! 🙂