You are currently viewing Kasti origjinal i Star Wars rikthehet per Episodin VII

Kasti origjinal i Star Wars rikthehet per Episodin VII

Pas muaj te tere spekullimesh J.J Abrams dhe Lucasfilm kane shpallur kastin e Star Wars: Episode VII i cili do te perfshije Mark Hamill, Carrie Fisher dhe Harrison Ford. Deklarata vjen pas shume takimesh te bera ne Londer kete jave.

Bashke me trion e vjeter do te rikthehet edhe Peter Mayhew si Chewbacca se bashku me Anthony Daniels dhe Kenny Baker si C-3PO dhe R2D2. Ndersa te rinje qe do i shtohen kastit jane emra te medhenje si Andy Serkis dhe Max Von Sydow.

Ne deklaraten e tij J.J Abrams tha:

Ne jemi shume te gezuar qe me ne fund po ndajme me ju kastin e Star Wars: Episode VII. Eshte nje ndjesi sa trilluese aq edhe surreale teksa shikon kastin origjinal shume te dashur nga publiku teksa i bashkangjiten keta aktore brilant per ta sjelle edhe nje here ne jete kete bote. Ne fillojme xhirimet pas disa javesh dhe te gjithe po bejme çmos per ti bere fansat krenare.

Lista e plote e aktoreve te shpalluar:

Mark Hamill — “Luke Skywalker”
Carrie Fisher — “Princess Leia”
Harrison Ford — “Han Solo”
Peter Mayhew — “Chewbacca”
Anthony Daniels — “C-3PO”
Kenny Baker — “R2-D2”
Adam Driver — Girls
John Boyega — Attack the Block
Daisy Ridley — Toast of London
Oscar Isaac — Inside Llewyn Davis
Andy Serkis — The Lord of the Rings
Domhnall Gleeson — About Time
Max von Sydow — The Exorcist

Edhe pse filmi ska filluar akoma xhirimet Episodi VII ka qene ne produksion per nje kohe te gjate dhe ka ngritur shume thashetheme qe qarkullonin gjate gjithe kohes. Abrams ka qene ne detyren si regjisor qe prej Janarit te vitit qe kaloje. Me pas mori edhe detyren si skenariste se bashku me skenaristin Lawrence Kasdan dhe qe nga ajo kohe jane perhapur theashetheme qe dyshja mund ta rimendoje historine komplete.

Gjithashtu ka pasur zera se kasti origjinal mund te rikthehej por nuk dihej fati i Harrison Ford te cilit nuk i pelqente te flitej per Star Wars madje ka dashur edhe qe personazhi i tij Han Solo te vdiste tek “Returne of the Jedi”. Megjithate duke ju referuar disa burimeve thuhet se Han Solo do te kete nje role “gjigand” ne Episodin VII. Star Wars: Episode VII do te mberrije ne kinema ne date 18 Dhjetor 2015.