You are currently viewing Çfarë janë DCP-t dhe përse përdoren?

Çfarë janë DCP-t dhe përse përdoren?

DCP është shkurtim i Digital Cinema Package (Paketa e Kinemasë Dixhitale) është versioni modern i bobinës së filmit 35mm njëher e një kohë.

Rreth 90% e kinemave nëpër botë tani transmetojnë filmat e tyre me DCP. N.q.s keni parë ndonjë film kohët e fundit në kinema me siguri ka qënë nga një Digital Cinema Print.

Nga se përbëhet një DCP?

Një DCP ka dy pjesë, një sërë fajlesh software dhe hard disku që i mban të gjitha. Një DCP është zakonisht përmbledhje e një sërë fajlesh të vegjël. Këto fajle janë si një tip pazëlli ku çdo copës përbën një pjesë të filmit.

Ndërsa disa fajle të veçantë instruksioni kanë informacionin se çfarë është çdo copëz dhe si të riasemblohet filmi. DCP-t i lejojnë pasjeve të kinemave që të proçesojnë sasi të mëdha informacioni.

Paketat e Kinemasë Dixhitale kanë 8 herë më shumë të dhëna sesa Blu-ray dhe 27 herë më shumë sesa DVD-t!

Paketat e Kinemasë Dixhitale suportojnë kriptimin e sigurt për të parandaluar shfaqjet e paligjshme. DCP-t e koduara janë “të kyçura” dhe nuk mund të luhen pa “çelës” special për t’i zhbllokuar ato. Këto quhen Çelësa të Dorëzimit të Mesazhit (ose “KDM”) dhe mund të programohen për të punuar vetëm për një projektor të veçantë teatri dhe në një datë dhe kohë specifike.

Çfarë pamje ka një DCP?

DCP-të ngarkohen zakonisht në disqet e veçantë “DX115”. Gjithashtu të quajtura disqet “CRU”, ato kanë një formë dhe format të veçantë. Këto disqe mund të përdoren në pajisjet e kinemave dixhitale.

Si dërgohet ky print dixhital tek kinematë?

Hard disqet DCP zakonisht dërgohen në kinema me post. Edhe pse është e mundur që të transferohen elektronikisht me anë të internetit, por për shkak të madhësisë së tyre shpërndarja elektronike është e pazakontë në shumicën e rasteve.