You are currently viewing Çfarë ndryshimi ka midis Color Correction dhe Color Grading

Çfarë ndryshimi ka midis Color Correction dhe Color Grading

Color Correction dhe Color Grading janë dy gjëra të dryshme që kanë një impakt të madh në produktin final.

N.q.s keni punuar ndonjëher në video produksion e keni dëgjuar shpesh termin “e rregullojmë në post (shkurtim i post-produksion)” është një shprehje e zakonshme kur gjërat nuk shkojnë mirë në set.

Zakonisht nuk është mirë të lësh për në post n.q.s diçka mund të rregullohet direkt në set sepse e kalojmë presionin tek editori dhe çdo gjë është në duart e tij nëse mund të rregullohet ose jo.

Edhe pse mundohemi të mos i lëmë të gjitha rregulimet për në post por vetëm përmirësimet ka gjëra që përherë ndërhyet në post siç është kolori (ngjyrat).

Kolori modifikohet nga editorët edhe koloristët të cilët janë të punësuar nga produksioni për të finalizuar lukun dhe pamjen përfundimtare të filmit. Që do të thotë ti shtoshë më shumë blu, portokalli, jeshil, ngritje – ulje të ngjyrës, dritës etj.

Po kush janë bazat e Color Correction dhe Color Grading

Luku ose atmosfera që përcjell një film është shumë e rëndësishme qoftë ajo atmosfera e zymtë dhe e errët e Game of Thrones apo shkretëtira portokalli dhe qielli blu i Mad Max. Edhe pse shumica e këtij luku rikrijohet direkt në kamera prap duhet kolori më pas për ta bërë perfekte.

Color Grading Game of Thrones
Color Grading Mad Max

Çfarë është Color Correction?

Color correction (korigjimi i imazhit) është rregullimi i nivele të bardhës dhe të zezës, ekspozimit, kontrastit dhe balancës së bardhë. Të gjitha këto e bëjnë imazhin e regjistruar sa më të saktë me pamjen reale por të pa proçesuar me ngjyrat që do regjisori.

Po pse korigjohet imazhi?

Përgjigja shkurt është që të ngjaj më bukur.

Por është pak më e komplikuar se aq. Kamerat e filmit regjistrojnë në një format që quhet “LOG ose flat” një imazh pothuajse pa ngjyra fare në mënyrë që në post produksion të mund të rregullohen sipas dëshirës pa e prishur imazhin.

Imazhi LOG direkt nga kamera

Arsyeja e color correction është rikthimi i imazhit të pa proçesuar nga kamera në një imazh normal në mënyrë që çfarëdo që bën më pas me ngjyrat në çdo ekran të jet i njëjti rezultat dhe luku apo ndjesia përfundimtare e imazhit të jet ashtu siç do ti dhe jo aksidentale.

Imazhi pas Color Correction

Gjithashtu bën të mundur që luku i imazhit tënd të jet konsisten në film nga skena në skenë ose përgjat serive të ndryshme. Color correction mundëson konsistencë vizuale.

Çfarë është Color Grading?

Pasi imazhi juaj është color corrected(i janë rreguluar ngjyrat) është koha për color grading (modifikimi i ngjyrave). Color grading është një proçes teknik ku përcaktohet atmosfera dhe luku i nje imazhi sipas dëshirës së regjisorit.

Tre Fazat e Kolorit

Si funksionon Color Correction dhe Color Grading sëbashku?

Të dyja bashkë përdoren për ti dhënë lukun përfundimtar filmit ose serialit televiziv. Por nuk është vetëm ajo të dyja përcaktojnë standarte universale në mënyrë që kudo që ti e she filmin qoftë kinema, kopmjuter apo tv në çdo monitor imazhi të jet i njejtë.