You are currently viewing Çfare jane Mockbuster?!

Çfare jane Mockbuster?!

Te gjithe keni degjuar termin “Blockbuster” qe ne anglisht ka kuptimin e nje filmi komercialishte shume te suksesshem po shume pak nga ju e dine qe egzistojne edhe “Mockbuster”. Shume prej jush mund te keni pare te pakten nje mockbuster ne jeten tuaj por pa e ditur qe eshte nje i tille.

Mockbuster eshte zakonishte nje film me buxhet shume te ulet i realizuar ne nje kohe shume te shpejte vetem me qellimin qe te fitoj nga publiciteti i nje filmi te njohur i nje Blockbusteri dhe te shesi sa me shume kopje DVD duke mashtruar shikuesit e pa vemendshem qe kujtojne se kane blere nje kopje te Transformers po ne fakt kane perfunduar me nje kopje te Transmorphers.

Keta lloje filmash dalin direkt ne dvd ne te njejten kohen qe nje film blockbuster del ne kinema dhe kane skenare po thuajse te njejte me origjinalin vetem me ndonje ndryshim te vogel sa per mos ti kapur ligji i copyright. Jane ne pergjithesi filma shume te dobet me aktore te pa njohur me nje cilesi qe vetem po te kesh jetuar ne shpelle keto vitet e fundit dhe nuk e di çfare ndodhe ne bote mund ti shikosh po ka plote qe i shikojne edhe per faktin komike se jane filma aq idiote sa vetem mund te tallesh.

Ne Hollywood ka nje histori te gjate me mockbuster qe nga 1958 psh filmi i Vanwick The Monster of Piedras Blancas eshte nje kopje e Creature from the Black Lagoon. Suksesi i Steven Spielberg ne 1982 me filmin E.T. the Extra-Terrestrial i dha spunto ne 1988 filmit  Mac and Me qe ishte nje kopje e tij. Star Wars i dha spunto imitimeve si Starcrash dhe Battle Beyond the Stars.

GoodTimes Entertainment ka qene nje studio e famshme per realizimin e “mockbuster” te filmave te famshem te Disney ne 1990s. Po ashtu Vídeo Brinquedo eshte nje studio Braziliane CGI e famshme per relizimin e mockbuster te disa filmave te Pixar, Disney dhe DreamWorks. Disa nga kopjet e tyre kane qene Little & Big Monsters kopje e DreamWorks Monsters vs. AliensThe Little Cars kopje e Pixar Cars, Ratatoing kopje e Pixar RatatouilleTiny Robots kopje e Pixar WALL-E, What’s Up?: Balloon to the Rescue! kopje e Pixar Up, The Frog Prince kopje e Disney’s The Princess and the Frog etj. Nje nga studiot me te famshme per realizimin e mockbuster ne amerike per momentin eshte The Asylum.

up

persia

CEO i The Asylum David Michael Latt i pergjigjet kritikave duke thene:

Ne skemi nevoje qe te pergjojme studiot e filmave ne thjeshte kuptojme thelbin e nje filmi dhe bejme versionin tone origjinale bazuar ne ate koncept. Fitimi i nje mockbuster vjen thjeshte nga shitja e DVD dhe realizimi eshte komplet me buxhet te ulet dhe regjisoret duhet te shpikin menyra te ndryshme per te arritur finalen qe deshirojne. Nje raste qe e ilustron me se miri kete eshte rasti i mockbusterit te filmit Snakes on a Plane qe eshte Snakes on a Train i cili pati shume buje ne internet dhe shikuesit donin si finale ate qe pane ne poster qe ne e bem ne menyre metaforike ku gjarperi gelltit trenin dhe kater dite para se te mbaronim xhirimet une mora regjisorin ne telefon dhe i thashe qe njerezit jane shume te entuziasmuar per kete film dhe duan finale ate qe kane pare ne postera keshtu qe u detyruam te nderronim finalen.

snakes

Ndersa ne te njejten kohe nje tjeter perfaqesues i Asylum, David Rimawi shprehet se:

Disa nga filmat tane kane edhe element artistike por nuk eshte diçka qe e kemi prioritet pasi The Asylum nuk e mban veten si nje studio produksioni “artistike”.

Disa nga teknikat qe keto studio perdorin per te mashtruar nje sy jo ekspert kur shef kopertinat e nje filmi jane si me poshte:

Teknika 1 – Vendosja e objekteve.

Kjo teknike realizohet duke vendosur te gjithe elementet kyç te nje posteri si anija pakashum e te njejtes madhesi dhe ne te njejtin drejtim, kokat e personazheve me shikime sexy 😀 dhe kafka me dy kockat.

piratet

Teknika 2 – Kopimi i ngjyrave.

Ne kete raste kemi nje kopim perveç posterit me pozicjonet po edhe kopim te ngjyrave qe eshte marke e regjistruar e Dan Brown dhe quhet Generic Thriller Beige (bezhe e pergjithshme thrilleri) dhe per ata qe se dine nje lloj kombinimi ngjyrash per nje produkt te caktuar mund te regjistrohet me te drejta autori dhe smund te kopjohet.

The Da Vinci Code vs The Da Vinci Treasure

Teknika 3 – Titullit

Teknika me e mire per te mashtruar njerezit qe te shikojne filmin tende eshte titulli. Sekreti eshte ti shkoshe sa me afrer origjinalit po jo aq identike sa te shkelesh te drejtat e autorit.

eragon

Teknika 4 – Protagonisti

Kjo teknik konsiston ne fotografimin e protagonistit ose protagonisteve ne menyre te tille qe te mos jene te dallueshem. Ai tipi aty ne te majte prsh shume mire mund te jete Will Smith kush e mere vesh.

omega

Teknika 5 – Te vej ku te vej

Perderisa ja kemi hedhur deri tani pa asnje gjyqe ketu slodhemi fare ja kercasim copy paste dhe te dal ku te dal, derisa ti bjeri nderment donjerit per te na kapur do je kami mbathur me leket ne Caraibe. 😀

alien

Si konkluzion mockbuster jane thjesht kopje te shemtuara te filmave te famshem, versionet e tyre nuk shifen me sy dhe zbejne dy leke dhe ata i bejne keto vetem per te mashtruar njerezit qe nuk shikojne zakonishte filma ose qe jane te pa vemendshem dhe duke bere kete nuk bejne gje tjeter vetem acarojne njerezit te cilet kthehen ne shtepi te nxhehur me nje kopje te Transmorphers ne dore.

p.s: Dhe sa per gallat shikoni pak trailerin e Transmorphers 😀