You are currently viewing Si xhirohen imazhet fantastike te ndjekjeve me makina?!

Si xhirohen imazhet fantastike te ndjekjeve me makina?!

Nq.s keni pare filmat e Jerry Bruckheimer ose JJ Abrams dhe keni pyetur veten si jane xhiruar ato imazhet fantastike pergjigja eshte “Russian Arm”.

“Russian Arm” u projektua nga Filmotechnic ne vitin 1990 nga Academy Awards Winner Anatoliy Kokush si nje kran robotik levizes. Ai montohet mbi catine e nje makine per te xhiruar imazhe ne levizje te nje makine tjeter teorikisht nga cdo kend. “Russian Arm” e mban kameren fikse duke mos lejuar dridhjet ne xhirimet me shpejtesi shume te larta madje edhe ne rruge te pa shtruara fale nje dezajni qe eliminon dridhjet dhe vibracionin. Peshon afersisht 300kg duke perfshire 25kg e kameres dhe kundrapeshat. Eshte i gjate rreth 4.5m dhe mund te rrotullohet ne 360 grad.

Russian Arm

I gjithe sistemi montohet zakonisht ne nje Mercedes ML55 AMG te modifikuar dhe instalimi zakonisht zgjate rreth 2 ore. Keto makina jane te njohura per performancen e tyre duke lejuar xhirimin me shpejtesi deri ne 185km/ore.

Russian Arm

Stafi i makines perbehet nga nje shofer ekspert, operatori i kranit qe e kontrollon me nje joystick dhe nje teknik. Regjizori komunikon me stafin me ane te nje sistemi iCom radiosh qe slejon radiot e tjera te degjojne biseden. Ne bord imazhet e kameres trasmetohen ne tete monitor. Video rregjistrohet dhe shikohet nepermjet sistemin NDT200 DVR qe ndodhet ne makine dhe mund te trasmetohet me vale deri ne 300 metra.

Shic mund ta shihni nga video ketu poshte “Russian Arm” eshte nje paisje fantastike e perdorur ne shume filma si Iron Man 2TransformersMission Impossible 3The Fast and The FuriousIncredible HulkHarry Potter and the Deathly Hallows dhe teorikisht nga cdo prodhues makinash. “Russian Arm” madje ka fituar edhe nje Academy Awards.