You are currently viewing 10 Serialet më të Mirë Televiziv

10 Serialet më të Mirë Televiziv

Po të shikoni sot televizionet janë të mbushur me seriale televiziv, telenovela, reality edhe filma pa fund saqë është e veshtire të zgjedhesh se kë ja vlen të shikosh. Por pa merak sot do t’ju tregoj 10 tv show (seriale) që ja vlejn ti shikohen sipas mendimit tim. Lërini telenovelat turke edhe argjentinase se janë komplet humbje kohe me histori edhe realizime mediokre.

N.q.s doni seriale të hajrit hapni internetin dhe gjeni listën që do ju postoj më poshtë. I vetmi rekuizit është që të dini të paktën anglisht ose një gjuhë tjetër sepse jo të gjithë serialet mund të jenë të përkthyer në shqip sidomos episodet e fundit.

Në filim po ju shpjegoj se si funksionojnë serialet ose tv show siç quhen ndryshe. Zakonisht një sezon i një tv show ka diku nga 10 deri në 25 seri kjo në varesi të kompleksitetit dhe minutazhit që ka secili show. Minutazhi për një seri i çdo show është diku te 40 min zakonisht për serialet dramë, aksion ose fantashkencë dhe diku te 21 min për ata komedi por nuk është e thënë gjithesesi keto dy minutazhe janë në përgjithësi dhe çdo show e ka të percaktuar.

Zakonisht çdo serial ka nga një seri në javë përveç rasteve të veçanta ku mund të kete dy seri rrjesht siç ndodh gjatë lançimit ose përfundimit të serialit ku ka raste jepen dy seri bashkë. Gjithashtu ka edhe jave që behet pushim dhe nuk jepet asnjë seri zakonishte për festa të caktuara. Pas çdo përfundimi të një sezoni bëhet pushim diku 6 muaj për përgatitjen dhe xhirimin e sezonit të ri. Për të parë datën e transmetimit të episodit të ardhshëm të çdo show që vazhdon të jetë në transmetim mund ta shikoni në këtë website http://next-episode.net/ ose mund ta kërkoni në google si të dëshironi ose nqs keni një smartphone mund të bëni siç bëj unë dhe të përdorni këtë aplikacion: iPhone TV Time. ose Android TV Time

10. Two and a Half Men (CBS komedi 12 Sezone 2003 – 2015)

thm

Two and a Half Men është një nga sitcom-et më të gjata në historin e CBS rreth 12 vjete dhe nga më gazmoret që ka pasur përherë recorde audience deri ne 28 milion shikues. Seriali bazohet në jetën e Charlie Harper ( Charlie Sheen) dhe vëllait të tij Alan (Jon Cryer) që pas divorcit me gruan transferohet bashkë me djalin e tij Jake (Angus T. Jones) tek vëllai për të jetuar në shtëpin e tij në Malibu. Charlie Harper ( Charlie Sheen) vazhdon deri në sezonin e 9 ku më pas për shkak të disa problemeve me drejtuesit e CBS largohet dhe zëvendësohet nga Walden Schmidt (Ashton Kutcher) gjithesesi seriali vazhdoj të kishte shikueshmeri të larte dhe të ishte po aq gazmore edhe pas largimit të Charlie Sheen.


9. Attack on Titan ( Anime Japonez 1 Sezon 2013 – Vazhdon)

aot

Për ata që kanë qef anime (kartonat japonez) Attack on Titan është një serial i animuar bazuar në mangat e Hajime Isayama dhe është për momentin një nga anime më të shikuara në Japoni dhe nëpër botë saqë se shpejti del edhe një film artistike. Attack on Titan tregon për një botë ku njerëzimi jeton brenda qyteteve të rrethuar nga mure gjigand për tu mbrojtur nga Titanët, që janë krijesa gjigande me tipare njerezore që hanë kedo që i del përpara.

Historia përqëndrohet tek Eren Jaeger, motra e tij e adoptuar Mikasa dhe shoku i tyre Armin. Jeta e tyre do të ndryshojë përgjithmonë pasi një Titan arrin të thyej muret e qytetit ku ata jetojnë. Në kërkim të hakmarrjes dhe për të shpetuar botën nga Titanët Eren dhe shokët e tij i bashkohen regjimentit të Skautve një grup luftëtarësh elitar që janë fronti i luftës kundër Titaneve. Ky është një nga ata serialet që duhet ta shikosh për ta kuptuar sepse sado absurd që mund të duket kur jua shpjegoj unë është vetëm kur ta shikoni vetë që do të kuptoni që historia ka shumë filozofi brenda dhe skenari dhe personazhet janë të realizuar shumë mirë.


8 Fringe (Fox Drame/Fantashkence 5 sezone 2008 – 2013)

fringe

Fringe është një serial amerikan dram/fantashkencë i krijuar nga J.J Abrams, Alex Kurtzman dhe Roberto Orci. Seriali ka si personazhe Olivia Dunham ( Anna Torv), Peter Bishop (Joshua Jackson) dhe Walter Bishop (John Nobel) të gjithë antarë të divizionit Fringe të byrose së investigimeve (FBI) me qender në Boston, Massachusetts. Skuarda përdor teknologjinë dhe shkencën e fringe bashkë me teknikat e investigimit të FBI për të investiguar krime të pa shpjegueshme dhe situata të pa zakonshme që kanë të bejnë edhe me universe paralele. Nqs jeni fansa të fantashkencës dhe serialeve investigative nuk do të mbeteni të zhgënjyer nga ky serial.


7. Better Call Saul (AMC Drame 1 sezon 2015 – vazhdon)

bcs

Better Call Saul është një serial dramë i krijuar nga Vince Gilligan dhe Peter Gould. Është një spin-off (devijim) i Braking Bad gjithashtu i krijuar nga Gilligan. Me ngjarje që fillojnë në 2002 gjashtë vjet përpara shfaqjes së tij në Breaking Bad, Better Call Saul tregon historinë e Jamse Morgan “Jimmy” McGill (Bob Odenkirk) që sapo ka filluar karjeren e tij prej avokati. Nqs ju ka pelqyer Breaking Bad ky serial ka për t’ju pëlqyer patjetër.

6. The Walking Dead (AMC Horror/Drame 5 sezone 2010 – vazhdon)

twd

The Walking Dead është një serial drame horror i realizuar nga Frank Darabont bazuar tek libri me ilustrime me po të njejtin titull të Robert Kirkman, Tony Moore dhe Charlie Adlard. Andrew Lincoln luan personazhin kryesor Rick Grimes i cili pasi zgjohet nga një koma e gjate duhet të perballet me boten e re apokaliptike e mbushur me të ashtuquajturit “walker” (zombi). Ai niset për të kërkuar familjen e tij dhe rruges takon edhe shume të mbijetura të tjerë. The Walking Dead është një nga serialet më të bukura në zhanerin e vet qe ja u rekomandoj ta shikoni pa tjeter.


5. Rome (HBO, BBC, RAI Drame/Histori 2 sezone (2005 – 2007)

rome

Rome është një serial televiziv bashkëpunim anglez, amerikan edhe italian i krijuar nga Bruno Heller, John Miliu dhe William J. MacDonald. Seriali ka një kast të gjerë personazhesh shumica e të cilëve është bazuar në figura historike. Protagonistët kryesorë janë dy ushtarë Luicius Vorenus dhe Titus Pullo ku jetët e tyre ndërthueren me ngjarje të rëndësishme historike. Rome ka qënë një nga sukseset më të madha të HBO dhe BBC me një shikueshmeri shumë të madhe dhe me shumë çmime të fituara. Ky është nga ata seriale që sduhet ta humbisni si për vlerat artistike ashtu edhe për ato historike.


4. The Big Bang Theory (CBS komedi 8 sezone 2007 – vazhdon)

bbth

The Big Bang Theory është një serial komedi i krijuar nga Chuck Lorre dhe Bill Prady. Seriali përqëndrohet tek jeta e pesë personazheve që jetojnë në Pasadena, Kaliforni. Leonard Hofstadter dhe Sheldon Cooper të dy fizikant në Caltech të cilët jetojnë së bashku në një apartament. Penny një kamariere që ëndërron të bëhet aktore dhe që jeton tek apartamenti përball. Inxhirieri Hapsinore Howard Wolowitz dhe astrofizikanti Raj Koothrappali. Herë pas here edhe dy personazhet e tjerë dytesore dalin në role kryesore. Microbiologia Bernadette Rostenkowski (E dashura e Haward) dhe neuroshkencetarja Amy Farrah Fowler që i shtohet grupit pasi njihet me Sheldon në një website takimesh. Ky është nje nga serialet komike më të bukur të të gjitha koherave duhet ta shikoni patjeter.


3. Breaking Bad (AMC drame 5 sezone 2008 – 2013)

bb

Nqs donit të dinit serialin më të bukur dramë ky është mos kërkoni më ky serial është vleresuar si seriali dramë më i bukur i të gjitha koherave dhe ka thyer çdo rekord televiziv. E vetmja arsye pse nuk e kam vën në vënd të para është thjesht preferenca ime personale me shume për serialet epik. Breaking Bad është një serial dramë i krijuar dhe prodhuar nga Vince Gilligan. Seriali tregon historine e Walter White ( Bryan Cranston) një mesuesi kimije në shkollë të mesme i cili pasi diagnostikohet me kancer në mushkri së bashku me nxenesin e tij Jesse Pinkman ( Aaron Paul) i hyn botes së krimit duke prodhuar edhe shitur metanfetaminë për ti siguruar të ardhura financiare familjes së tij përpara se ai të vdes.


2. Vikings (History Channel, Drame 3 sezone 2013 – vazhdon)

vikings

Vikings është një serial histori/drame i krijuar nga Michael Hirst i frymezuar nga historite e Viking Ragnar Lothbrok një nga heronjte më të mëdhenjë të mitologjisë së vikingëve. Seriali tregon jetën e Ragnar një fermeri që i rritet fama pas një sulmi të suksesshem kundër Anglisë dhe që me pas bëhet mbret me mbështetjen e familjes dhe shokeve të tij luftëtare.


Game of Thrones (HBO Fantazi/Drame 8 sezone 2011 – 2019)

got

Nqs duhet t’ju shpjegoj ca është Game of Thrones atëher i bie që këto 5 vjetë keni jetuar në ndonjë shpellë ose në ndonjë ishull pa asnjë kontakt me njerëzimin. Game of Thrones është një nga fenomenet më të medhaja të ketyre 5 viteve në historin e televizionit. Është nga serialet me shikueshmërin më të madhe dhe me miliona fansa në të gjithë botën. Nqs se skeni pare Game of Thrones mos flisni më fare për seriale televizive pik mbaron aty.

Game of Thrones është njëëë serial fantazi i krijuar nga David Benioff dhe D.B Weiss per HBO i adaptuar nga një seri novelash gjithashtu bestseller “A song of Ice and Fire” të Georg R.R. Martin nga të cilat e para titullohet “A Game of Thrones” Seriali bazohet në dy kontinente fiktive Westeros dhe Essos gjatë fundit të një vere të gjatë dhe ndjek një ndërthurje linjash narrative me një kast të gjerë personazhesh. Linja e para narrative tregon për një luftë civile midise shtëpive fisnike për Fronin e Hekurt për të komanduar Shtatë Mbretërite, linja e dyte narrative përfshin disa krijesa legjendare që kërcënojnë veriun dhe linja e trete narrative ndjek pasardhësit e dinastisë së rrëzuar nga pushteti që mundohen të rimarin fronin.

Dhe nqs doni më shumë serial për të parë hidhini një sy listës së fundit me serialet më të bukura në 2020